KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryesindikalisti Azemi: Punëtorët e sektorit privat le të shkojnë kudo që gjejnë më mirë
Ekonomi

Kryesindikalisti Azemi: Punëtorët e sektorit privat le të shkojnë kudo që gjejnë më mirë

Kosova News
Kosova News 10:30 -08/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Jusuf Azemi nga Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës u ka bërë thirrje punonjësve të këtij sektori që të kërkojnë kushte më të mira pune, duke shtuar se nëpërmjet liberalizimit të vizave, u është “hequr laku nga fyti”.

Ai ka deklaruar se me heqjen e vizave, janë hapur tregjet dhe punonjësit që s’janë të kënaqur me pagat, të kërkojnë mundësi të tjera pune.

“Janë hapur tregjet, s’kemi obligim ndaj askujt dhe tani urojmë që kudo qoftë që punonjësit e sektorit privat e gjejnë veten më mirë, të shkojnë dhe na është hequr një censurë që na e kanë hequr të tjerët. Pjesa më e ndjeshme që do të bllokohemi shumë shpejtë është pjesa e ndërtimtarisë…S’ka veprimtari që s’është e prekur, por ajo (ndërtimtaria) është ku do të vërehet mungesa më e madhe dhe me ide të shkurta nuk shkon”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, nëse pronarët e kompanive private i rrisin pagat, këtë e bëjnë “jo se janë të sinqertë, por që iu është imponuar nga situata”.

“Me liberalizimin na është hequr laku, do të dalim do të shohim, nëse është diçka në rregull, e nëse jo, do të kthehemi. Thërras pronarët e kompanive të ofrohemi dhe të ndalim atë që është mund ta ndalim. Nëse një rritje të pagave po e bën pronari, po e bën jo se është i sinqertë, por që i është imponuar situata…Pjesa dërrmuese e kompanive s’kanë të drejtë të thonë eja të bëjmë diçka. Ka kompani që punëtorët i kanë trajtuar si leckë”, ka theksuar kreu i Sindikatës.

Sipas Azemit, punonjësit e sektorit privat janë diskriminuar në forma të ndryshme nga pronarë kompanish që kanë fitime të mëdha.

“S’po kërkojmë paga sa e merr një person në Gjermani, por kemi qenë të diskriminuar në çdo aspekt. Kur kemi kërkuar paga e kushte që na lejon ligji, kanë thënë ‘nëse doni me punu punoni, nëse jo shkoni jashtë’. Jemi për bashkëpunim, por edhe për ne është e dhimbshme kur një punëtor s’mund ta furnizojë familjen e vet me gjëra sociale. Shumë pronarë të kompanive kanë alamet kapital, por megjithatë, nuk e dinë çka është pasuria e pafundme e të mos i kemi gjërat elementare. Në sektorin privat përgjegjësia i bie pronarëve të kompanie, por shteti s’ka bërë asgjë”, është shprehur Azemi.

Ai ka shtuar të hënën në SOT të KTV-së se mungesa e punëtorëve në Kosovë do të jetë problem kombëtar, e sipas tij, në të ardhmen do të rrezikohen institucionet vitale të shtetit.

“Ky është një problem kombëtar. Frikësohem që organet më vitale të shtetit ,nëse nuk ndërmerret diçka, do të kemi paralizim të shtetit sepse s’do të ketë njerëz që do të mirëmbajnë spitalin, t’i ruajnë objektet më vitale të shtetit. Sot kemi punëtor që është i moshës së shtyrë 74-vjecarë dhe ka zënë vend pune në një kompani sigurimi që ka përgjegjësi për objekte shumë me rëndësi”, ka potencuar kreu i Sindikatës.

Azemi është shprehur se ka informacione që edhe studentë nga Qendra e Studentëve të Universitetit së Prishtinës kanë bërë kërkesa për t’i larguar jashtë vendit.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Kosova News 08/01/2024 08/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?