KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryen vepra të ndryshme penale, policia ekstradon disa të dyshuar nga vende të ndryshme të Evropës
Siguri

Kryen vepra të ndryshme penale, policia ekstradon disa të dyshuar nga vende të ndryshme të Evropës

Kosova News
Kosova News 15:20 -15/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se në bashkëpunim me shtetet tjera, ka realizuar me sukses një numër të ekstradimeve, transfereve dhe deportimeve, më konkretisht janë kryer këto aktivitete nga fusha e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Policia njofton se me datën 08.11.2023 është ekstraduar shtetasi i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘vrasje’.

Policia bën të ditur se personi është ekstraduar nga Mali i Zi në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, me datën 10.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vrasje’. Personi është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës.

“Me datën 13.11.2023 është transferuar personi shtetas i Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘vjedhje’ dhe i njëjti është transferuar nga Belgjika në Republikën e Kosovës. Me datën 14.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Gjermanisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Austrisë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë komerciale’. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Austri”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se me datën 15.11.2023 është deportuar personi i kërkuar shtetas i Polonisë, për veprën penale ‘prishje e rendit dhe qetësisë publike’, ‘mospërfillje e urdhëresave të personave zyrtarë’.

“Personi është deportuar nga Republika e Kosovës për në Poloni. Me datën 15.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Turqisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Turqisë për veprën penale ‘keqtrajtim seksual i fëmijëve’. Personi është ekstraduar nga Republika e Kosovës në Turqi. Me datën 21.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i Maqedonisë së Veriut, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti është ekstraduar nga R. e Kosovës ne Maqedoninë e Veriut”, vijon njoftimi.

Kurse, më datën 22.11.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’, ku i njëjti është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

Një rast tjetër ka ndodhur me datën 29.11.2023, ku është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘tentim vrasje’.

Personi është ekstraduar nga Franca në Republikën e Kosovës.

“Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i Malit të Zi, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Personi është ekstraduar nga R. e Kosovës në Gjermani”.

“Me datën 12.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘grabitje’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës”, vijon njoftimi.

Policia shton tutje, se me datën 13.12.2023 është ekstraduar personi shtetas i RKS-së, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet tona për veprën penale ‘trafikim me narkotikë’. Personi është ekstraduar nga Gjermania në Republikën e Kosovës.

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradimin apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë dhe një bashkëpunim dhe koordinim i tillë do të vazhdojë në frymën e partneritetit dhe besimit reciprok edhe në të ardhmen”.

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Kosova News 15/12/2023 15/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?