KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
Botë

Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Kosova News
Kosova News 20:52 -08/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sllovakia do t’i bllokojë të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë që dëmtojnë interesat e saj kombëtare, deklaroi kryeministri sllovak, Robert Fico.

Ky i fundit deklaroi se dëshiron të mbetet një anëtar konstruktiv brenda bllokut, por e quajti rezolutën e parlamentit një mjet politik me një mesazh të fortë.

 “Nëse ekziston një sanksion që do të na shkaktojë dëm, unë kurrë nuk do të votoj për të”, tha Fico në një konferencë për shtyp.

Sllovakia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nën drejtimin e Ficos dhe qeverisë së tij, është larguar nga aleatët perëndimorë në qëndrimin ndaj Ukrainës dhe ka pezulluar ndihmën zyrtare ushtarake shtetërore për Kievin ndërsa lufton kundër pushtimit rus.

Fico është gjithashtu kundërshtar i sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke argumentuar se masat tregtare dëmtojnë më shumë Sllovakinë dhe BE-në sesa Moskën.

Rezoluta e re, e miratuar në seancën e parlamentit, detyron anëtarët e qeverisë që të mos votojnë për sanksione të reja dhe kufizime tregtare ndaj Rusisë. Nuk është menjëherë e qartë sa e detyrueshme kushtetuese është kjo rezolutë.

Fico tha se nuk mund të mbështesë asnjë masë që do të ndalonte importin e karburanteve ruse për centralet bërthamore të Sllovakisë.

Sllovakia deri tani nuk ka bllokuar asnjë sanksion të BE-së, përfshirë paketën e 17-të të miratuar në maj që synon “flotën e hijes” ruse.

Përpjekjet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në sektorët e gazit dhe energjisë bërthamore vazhdimisht hasin pengesa, me kundërshtimin e Sllovakisë dhe vendeve të tjera si Hungaria, të cilat ende varen nga burimet energjetike ruse.

Gjithashtu lexoni:

Spanja me rregulla të reja për turistët

SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme

BE-ja mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale përkundër sanksioneve amerikane

Hakmarrja e Putinit, Rusia bombardon Kievin

Kosova News 08/06/2025 08/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?