KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton fabrikën “Fressia”, ku punojnë persona me aftësi të kufizuara
Ekonomi

Kryeministri Kurti viziton fabrikën “Fressia”, ku punojnë persona me aftësi të kufizuara

Kosova News
Kosova News 18:16 -17/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vizitën e radhës në bizneset në vend, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e zhvilloi në fabrikën “Freesia” në Lipjan, themeluar nga Fondacioni “Golden Eagle”, ku shumica e të punësuarve  janë  persona me aftësi të kufizuara.

Punëtorët me aftësi të kufizuar në këtë ndërmarrje, kryeministri Kurti i konsideroi vlerë të shtuar të cilët kontribuojnë qoftë në prodhim të letrës higjienike, ambalazhit të letrës apo edhe në mirëmbajtje, përderisa puna e tyre është pasqyrë dhe krenari e shtetit tonë.

“Përndryshe Frutex-i, eksporton në 30 vende të botës anë e mbanë nga Australia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga India, Iraku e Kuvajti te Kameruni, Gaboni, Libia dhe në mbi 20 shtete në kontinentin tonë evropian, pra është pjesë edhe e krenarisë tonë shtetërore, pjesë e imazhit të Republikës sonë në botë”, tha kryeministri duke falënderuar të gjithë punëtorët dhe pronarin.

Në anën tjetër, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke vlerësuar fabrikën “Fressia”, njoftoi se së shpejti bëhet edhe lansimi i thirrjes për ndërmarrësi sociale që parasheh lehtësira në të bërit afarizëm, si dhe mbështetje shtesë për biznese apo fondacione të tilla.

“Shembull shumë i mirë se si një biznes, se si një aktivitet biznesor mundet edhe me i kthy komunitetet, pra të bëjë kontribut pozitiv edhe te komunitetet, pra duke themeluar edhe një fondacion të tillë që ka për synim edhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, pra integrimin në tregun e punës, lehtësimin për rritjen e mirëqenies”, deklaroi ai.

Ndërkaq, këto arritje, udhëheqësi i fondacionit “Golden Eagle”, Endrit Rexhaj, i cilësoi ndjenja të veçanta për faktin se një biznes i tillë i vogël si “Fressia” ka qëllime të mëdha.

Gjatë ditës së sotme Kryeministi Kurti së bashku me ministrin Hekuran Murati poashtu ka vizituar edhe kompaninë e pijeve Frutex në Suharekë

Kryeministri Kurti dhe ministri Murati vizitojnë kompaninë Frutex, prodhimet e së cilës eksportohen deri në Amerikë (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Kosova News 17/08/2023 17/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?