KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti viziton fabrikën e biçikletave në Gjilan, përfituese e subvencioneve të Qeverisë
Ekonomi

Kryeministri Kurti viziton fabrikën e biçikletave në Gjilan, përfituese e subvencioneve të Qeverisë

Kosova News
Kosova News 15:18 -31/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar gjatë ditës së sotme Fabrikën  e Biçikletave “Albimi LTD” në Gjilan, e cila është përfituese e trefishtë e masave mbështetëse të Qeverisë dhe ka arritur të shënojë  rritje të eksportit dhe punësim.

Ajo ka përfituar nga masat 2.4 – Mbështetje e Eksportit dhe 2.1 – Subvencionim i Kredisë, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Me rastin e vizitës kryeministri Kurti tha se së fundmi kjo fabrikë ka punësuar 12 të rinj përmes platformës Superpuna, të cilën Qeveria e ka lansuar në fillim të muajit të kaluar.

“Ka rreth 70 punëtorë, paga mesatare e të cilëve është 478 euro, kurse kapacitetin e prodhimit e ka 27 mijë biçikleta në vit. Produktet e tyre, krahas tregut vendor, eksportohen edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian si në Spanjë – rreth 23% të eksportit, Hungari, Greqi, Itali, Francë, Gjermani, Slloveni dhe Kroaci”, tha kryeministri.

Sipas tij, ky biznes është histori suksesi e ndërmarrësisë, prodhimit vendor, eksportit dhe masave qeveritare mbështetëse.

“Ishte kënaqësi dhe nder që bashkë me ministrin Murati, të shohim nga afër punën e tyre dhe të bashkëbisedojmë me punëtorë dhe me pronarin, Ibrahim Krivaqa”.

Gjithashtu lexoni:

Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

Prokurori: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

Kosova News 31/03/2023 31/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Sa kohë mund të qëndrojë një foshnjë në ulësen e makinës? Ja çfarë duhet të dini para udhëtimit
16:51 -05/07/2025
Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim
16:48 -05/07/2025
Pas kërcënimit me bombë, Selimi: Serbia synon ta mbajë Kosovën në krizë
16:44 -05/07/2025
Juventusi i ofron Unitedit një marrëveshje shkëmbimi për të zhbllokuar transferimin e Sanchos
16:41 -05/07/2025
Liverpooli merr vendim rreth çështjes kontratktuale të Diogo Jotas
16:38 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?