KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liverpooli merr vendim rreth çështjes kontratktuale të Diogo Jotas
Sport

Liverpooli merr vendim rreth çështjes kontratktuale të Diogo Jotas

Kosova News
Kosova News 16:38 -05/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Humbja tragjike e Diogo Jotas ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e gjithë komunitetit të Liverpoolit – një dhimbje që ka tejkaluar kufijtë e një reagimi zyrtar.

Klubi nuk është ndalur vetëm te deklaratat publike, por ka ndërmarrë veprime konkrete në nderim të jetës dhe karrierës së futbollistit të ndjerë.

Sipas raportimeve nga gazeta portugeze Record, përfaqësues të klubit, përfshirë pjesëtarë të stafit teknik, lojtarë dhe drejtues të lartë, kanë udhëtuar drejt qytetit të lindjes së Jotas, Gondomarit, për t’i bërë homazhe personalisht familjes së tij.

Në një gjest të jashtëzakonshëm, Liverpool ka vendosur të shlyejë të plotë dy vitet e mbetura të kontratës, si formë respekti dhe mbështetje për familjen e futbollistit.

Në deklaratën e së enjtes, klubi njoftoi gjithashtu dëshirën për të tërhequr përjetësisht fanellën me numrin 20, që Jota mbajti me krenari gjatë pesë sezoneve të tij në “Anfield”.

Kjo fanellë ishte pjesë e historisë së sezonit të fundit, kur Liverpool fitoi titullin e 20-të në Ligën Premier – një simbol i përjetshëm i kontributit të tij.

Tifozët, të tronditur nga lajmi i hidhur, janë mbledhur pranë memorialit të ngritur jashtë stadiumit, duke krijuar një mur ngushëllimi me lule, shalla, fanella dhe mesazhe prekëse.

Anfieldi” është kthyer në një vend pelegrinazhi emocional për ta.

Ndër ata që bënë homazhe ishte edhe ish-kapiteni Jordan Henderson, i cili nuk i përmbajti lotët teksa vendoste një fanellë pranë memorialit.

Emocionet e tij ishin reflektim i lidhjes që Jota kishte krijuar me të gjithë brenda dhe jashtë fushës.

Liverpooli po bën gjithçka për ta nderuar jo vetëm si futbollist, por si njeri – një figurë që do të mbetet përgjithmonë në zemrën e klubit dhe tifozëve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari

Ancelotti dënohet me një vit burg

Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë

Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund

Interi i dërgon ultimatum transferimi Calhanoglut

Kosova News 05/07/2025 05/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?