KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti thotë se këtë vit janë 30 milionë euro mall i konfiskuar dhe 14 milionë euro të sekuestruara
Politikë

Kryeministri Kurti thotë se këtë vit janë 30 milionë euro mall i konfiskuar dhe 14 milionë euro të sekuestruara

Kosova News
Kosova News 20:28 -16/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë 30 milionë euro mall i konfiskuar e 14 milionë euro të sekuestruara nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave.

Këtë shifra dhe të tjera, Kryeministri i ka dhënë në një fjalim partiak të shtunën në Prishtinë, ku ka folur për progres në kornizën legjislative për drejtësi.

“Prej fillimit të mandatit deri tash, 30.6 milionë euro mall janë konfiskuar nga operacionet e Doganës së Kosovës. 34 rrugë ilegale janë mbyllur, prej tyre 26 në veri të vendit. 16 laboratorë të drogës janë shkatërruar, 9 prej tyre po ashtu në veri. Mbi 2.2 tonë substanca narkotike janë konfiskuar dhe mbi 14 milionë euro janë sekuestruar nën dyshimin e keqpërdorimeve dhe shpëlarjes së parave”, ka thënë Kurti në tubim partiak.

Sipas tij me zbatimin e ligjeve të miratuara do të kalojë në një nivel tjetër lufta kundër korrupsionit te zyrtarët e lartë politikë.

“Sivjet kemi shënuar progres të dukshëm edhe në kornizën legjislative për drejtësi. Amendamentet kushtetuese dhe Projektligji për Vetingun në Drejtësi u finalizuan. Janë miratuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar dhe Ligji i ri për Prokurorinë Speciale të Kosovës për luftën kundër korrupsionit. Me zbatimin e këtyre ligjeve, lufta jonë kundër korrupsionit, sidomos në sistemin e drejtësisë dhe mes zyrtarëve të lartë politikë, do të kalojë në një nivel edhe më të lartë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, progresi në fushën e drejtësisë është konfirmuar edhe nga vëzhgues të pavarur ndërkombëtarë.

“Gjatë mandatit tonë, jemi përmirësuar për 20 vende në Indeksin e Luftimit të Korrupsionit të Transparency International dhe 22 vende në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporters Without Borders. Jemi të parët në Ballkanin Perëndimor për Demokraci Elektorale sipas V-Dem Institute, si dhe të parët në Ballkanin Perëndimor, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përmirësim në të drejtat politike dhe liritë civile sipas Freedom House”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se efektet në fushën e drejtësisë kanë dhenë rezultate edhe në ekonomi pasi ka edhe pagesa të tatimeve më shumë nga qytetarët.

Kurti: Në vendet tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e mia, qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara
Kryeministri Kurti: E natyrshme që Evropiani i Xhudos të mbahet në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Kosova News 16/12/2023 16/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?