KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re
Politikë

Kryeministri Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re

Kosova News
Kosova News 13:44 -10/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se ai do të udhëheq edhe me qeverinë e re, e cila pritet të krijohet pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti në një prononcim të shkurt për gazetarë pas përfundimit të aktivitetit në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u bë prezantimi i Rrjetit të Grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione te pavarura.

Partia që e drejton Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit doli e para me 42.27 për qind të votave të fituara, që përkthehet me 48 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit. Megjithatë, për ta krijuar qeverinë i duhen 61 deputetë.

Në një intervistë për mediat italiane, nënkryetari i LVV-së dhe njëherësh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë joserbe, të cilat kanë 10 vende të rezervuara, derisa sivjet një ulëse në kuvend e ka siguruar edhe partia serbe e drejtuar nga ministri aktual në qeverinë Kurti, Nenad Rashiq.

Por, për të arritur shumicën e thjeshtë, kryeministri Kurti ka nevojë edhe për dy deputetë.

Ndërkohë, KQZ duket se ende është larg përmbylljes së procesit dhe certifikimit të rezultateve. Ky organ sot vendosi për rinumërim të votave në 50 vendvotime. Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme pasi PZAP e refuzoi kërkesën e këtij subjekti për anulim të rezultateve të votave me postë dhe ripërsëritje të tyre, me pretendimin se ka pasur manipulim të tyre nga LDK-ja.

E zëra për rinumërim të plotë të votave ka pasur gjatë fundjavës edhe nga anëtarë të vetë LDK-së, ku përmes Facebookut një kërkesë të tillë e kanë paraqitur Driton Selmanaj, Arben Gashi dhe Hykmete Bajrami.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 10/03/2025 10/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?