KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, jep zotimin për përkrahje edhe më të madhe
Politikë

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Trepçës, jep zotimin për përkrahje edhe më të madhe

Kosova News
Kosova News 13:52 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti të premten në takim Bordin e Ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e Kryeshefit të Ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyçë në zonat ku operon.

Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

“Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%.”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Tutje tregohet se falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MËh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

“Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se edhe në këtë rast, kryeministri Albin Kurti theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?