KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Policia dje pamundësoi një skenar më të gjerë kriminal e terrorist
Politikë

Kryeministri Kurti: Policia dje pamundësoi një skenar më të gjerë kriminal e terrorist

Kosova News
Kosova News 14:02 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen komemorative për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

Kurti ka shtuar se dita e djeshme na ka mbledhur sot këtu për të nderuar veprën e Afrim Bunjakut, pjesëtarit të policisë të rënë në krye të detyrës.

“Sot është ditë zie në Kosovë, e bashkë me pikëllimin dhe dhimbjen ndjejmë edhe krenari dhe besim për Afirimin dhe të gjithë policët e tjerë. Për policinë tonë  që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenarë më të gjerë kriminal e terrorist”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se “Afrimi u vra në një sulm ndaj policisë së Kosovës dhe shtetit tonë”.

“Ky sulm u realizua nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan dhe të përkrahur politikisht dhe të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia. Reagimi profesional i policisë tonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e të gjithë grupit të tyre, dhe konfiskimin e armatimit”, u shpreh Kurti.

Kryeministri shtoi se nga dje asgjë nuk mund të jetë njësoj.

“Faktet dolën në sytë tanë dhe në sytë e ndërkombëtarëve”, shtoi ai.

Kufoma e terroristit serb është gjetur qindra metra nga vendngjarja – në hyrje të pyllin që ndodhet afër
“Heroi im, babi im, jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e rreshterit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj 
Presidentja Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin që u vra në Banjskë

/

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Shkëlqesia juaj Vjosa Osmani- Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

I nderuari Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

I nderuari Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme,

I nderuar Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,

E nderuara familje Bunjaku, bashkëshortja Lumnija, vajza Arbenita, djemtë Jetlum dhe Fatlum,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik,

Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës

Të nderuar zyrtarë policorë, kolegë të rreshter Afrim Bunjakut

Të dashur qytetarë,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Dita e djeshme, e diela e 24 shtatorit 2023, na ka mbledhur ne sot këtu dhe  shpirtërisht me gjithë Kosovën për ta nderuar veprën e Afrim Bunjakut, pjesëtarit të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës. Dita e sotme është ditë zie në vendin tonë, për shkak të pikëllimit dhe dhembjes së përbashkët për Afrim Bunjakun, rreshterin e policisë sonë që e humbëm dje. Por e sotmja, është edhe dita kur do t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore dhe gjithëpopullore policit Afrim Bunjaku, sepse bashkë me pikëllimin dhe dhembjen, ndjejmë krenari dhe besim për Afrimin dhe për të gjithë policët e Policisë së Kosovës. Për policinë tonë që me veprimet e saj profesionale dhe të guximshme dje e pamundësuan një skenar më të gjerë kriminal e terrorist.

Le ta themi qartë edhe sot,  sikurse dje: Afrim Bunjaku u vra gjatë një sulmi ndaj policëve të Kosovës dhe ndaj vetë shtetit tonë, nga një grup personash shumë të armatosur dhe të pajisur rëndë, të trajnuar profesionalisht dhe me plan, të përkrahur politikisht, të financuar materialisht dhe të mbështetur logjistikisht nga Serbia. Reagimi profesional i Policisë sonë rezultoi me eliminimin e disa terroristëve e kriminelëve, arrestimin e disa të tjerëve dhe neutralizimin e gjithë grupit të tyre si dhe konfiskimin e shumë armatimeve dhe mjeteve të tjera mbështetëse logjistike.

Nga dje, asgjë më nuk mund të jetë njësoj, faktet dolën sheshazi përballë nesh, në sytë tanë dhe të bashkësisë ndërkombëtare si dhe në sytë e secilit që ka kurajo dhe vullnet për ta parë të vërtetën e rajonit në të cilin  jetojmë.

Ky reagim profesional dhe i  matur  i institucioneve të Kosovës dje,  ishte në përputhje me vetë natyrën e shtetit tonë demokratik dhe properëndimor.

Afrim Bunjaku 50 vjeçar nga Samadrexha e Vushtrrisë, ishte i martuar dhe bashkë me gruan e tij Lumnije Hazirin, ishin prindër të tre fëmijëve: Arbenitës 25 vjeçare, Jetlumit 18 vjeçar dhe Fatlumit 10 vjeçar. Ky i fundit, e ka trashëguar emrin e të vëllait Fatlumit, që ishte 17 vjeçar, kur më 2012 e kishte humbur jetën në një aksident trafiku. 

Pas kryerjes së Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës në vitin 2001, Afrim Bunjaku ka shërbyer në stacionin policor në Vushtrri deri më 4 maj 2007, kur ishte graduar rreshter. Rreshter Afrim Bunjaku e vazhdoi shërbimin e tij për shtatë vite si udhëheqës i ekipit në stacionin policor në Mitrovicë të Jugut deri në vitin 2014, kur u kthye sërish në Vushtrri për të shërbyer si instruktor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Nga viti 2015, Afrimi shërbeu si udhëheqës i ekipit reagues në stacionin policor të Vushtrrisë, kurse nga 6 janari i vitit 2023, Afrim Bunjaku ka qenë i caktuar në stacionin policor në Zveçan, në detyrën e mbikëqyrësit të ekipit patrullues. Plot 22 vite të kaluara në uniformën e Policisë së Kosovës, pra që nga viti 2001, e deri në ditën kur ra në kryerje të detyrës me po këtë uniformë, janë vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero Afrim Bunjakun: hero të Republikës së Kosovës!

Sot, përballë e pranë fotografisë me portretin e Afrim Bunjakut në uniformë të policisë së Republikës sonë dhe përballë veprës së tij heroike, përkulemi me nderime dhe respekt, si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë.

Ne bëjmë atë që duam sepse duhet. Ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, paqe dhe siguri, për të gjithë dhe secilin pa dallim.

Lavdi rreshter Afrim Bunjakut, heroit të Republikës së Kosovës!

Ju faleminderit.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Kosova News 25/09/2023 25/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?