KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Heroi im, babi im, jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e rreshterit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj 
Lajme

“Heroi im, babi im, jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e rreshterit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj 

Kosova News
Kosova News 13:56 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Afërdita Bunjaku, vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, ka deklaruar në mbledhjen komemorative se babai i saj është flijuar për liri dhe për Kosovën.

Ajo u shpreh para të pranishmëve se babai e kishte mësuar, por asnjëherë “si të jetojmë pa ty”.

Fjalimi i plotë i saj:

Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty. babi im. Para kohe unë mbeta jetim, kurrë s’e kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi s’e di si të jetoj pa ty, si të jetoj pa heroin tim.

Hyra brenda në shtëpi dhe ty s’të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi s’e zëvendëson askush. Të gjitha na i besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Babi ishe njeri i dashur për familje, shoqërinë, ashtu edhe për punën ku flijove jetën për liri, për këtë vend. Që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenarë me ty me heroizmin tënd, mundin dhe punën qe e ke bërë çdoherë për ketë vend, të premtoj babi se do të jemi krenarë me ty.

Do të të ndjek gjithmonë në rrugën tënde, me mall e me dhimbje do të të kujtojmë heroi im, babai im.

Behrami: Bunjaku ishte shok, koleg e prijës i dalluar

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Avni Behrami, e ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku si një shok, koleg e prijës të dalluar.

Në mbledhjen komemorative të mbajtur të hënën, ku të pranishëm ishin edhe krerët institucionalë, Behrami ka thënë se në natën kritike kanë qenë së bashku.

“Kemi shkuar me vetëmohim të madh, me besim të plotë që një ditë liria do të zbatohet në të gjitha pjesët e Kosovës. Afrimi ka qenë një shëmbëlltyrë shumë e veçantë, ka qenë shok, koleg, prijës i dalluar, duke i prirë çdo rasti. Edhe në natën kritike kemi qenë së bashku. Për fatin tim, ai paraprakisht ma ka dhënë një detyrë që të shkojë në vendin e quajtur “Ura e Bistricës”. Për fatin tim nuk kam qenë i pranishëm në momentin kritik. Përjetësisht mbase nuk do t’ia fal vetes që nuk kam qenë pranë tij, kurrë nuk do ta harroj, gjithmonë do ta kem në mendje dhe zemër. Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së Afrim Bunjakut”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani ndan urdhrin “Hero i Kosovës” për policin që u vra në Banjskë

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Kosova News 25/09/2023 25/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?