KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Pa siguri s’ka normalizim
Politikë

Kryeministri Kurti: Pa siguri s’ka normalizim

Kosova News
Kosova News 12:23 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri.

Kurti gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, është pyetur nëse do të ketë takim në mes tij dhe Vuçiqit gjatë muajit dhjetor në Bruksel, gjë që Kurti tha se nuk është në dijeni nëse do të ketë një të tillë.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar por ju e keni të qartë se unë si kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, konstruktive, kreative por nga sulmi terrorist, kriminal në Banjskë të Zveçanit, ne duhet të theksojmë se prioritet i shtetit të Kosovës është siguria. Është siguria e kufijve, ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të kemi normalizim pa pasur siguri, e siguria nënkupton që kriminelët terroristët nuk duhet të jenë të lirë si fatkeqësisht po ndodhë në Serbi. Ndërkaq, kufiri i Kosovës i cili është 881 kilometra vetëm në pjesën në Serbi, duhet të jetë i sigurt, andaj edhe për mbrojtjen e tij po angazhohemi në institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë”, u shpreh Kurti.

E për paralajmërimin e Miroslav Lajçakut lidhur me marrëveshjen për energjinë, tha se të gjitha vonesat ndodhin nga pala tjetër tash gati dy vjet, raporton KP.

“Ajo është dashur të kryhet në vitin 2021, meqë nuk u kryer në vitin 2021, është dashur të kryhet në vitin 2022, meqë nuk u krye as në vitin 2022, ka mbetur edhe një muaj i vitit 2023, të kryhet. Sa na përket neve jemi shumë të interesuar, por të gjitha vonesat dhe sabotimet bëhen nga pala tjetër në vazhdimësi tash më shumë e tash dy vjet”, shtoi Kurti.

Kurti ka qëndruar të premten në Gjilan për të parë nga afër projektet e realizuara dhe ato që pritet të përfundojnë më 2024.

Kreu i Qeverisë thekson se prioritet i Kosovës është siguria dhe se Serbia po saboton e po shkakton vonesa në dialog
Kryeministri Kurti për zgjedhjet në Serbi: Është interes i shqiptarëve të Luginës të jenë sa më shumë të përfaqësuar në Kuvend

Gjithashtu lexoni:

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?