KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti njofton për  identifikimin e 11 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë
Lajme

Kryeministri Kurti njofton për  identifikimin e 11 të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:54 -19/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas 26 vitesh ankthi dhe pritje, 11 të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Republikës së Kosovës nëpërmjet një reagimi në facebook.

Kurti ka thënë se ky është një moment i dhimbshëm për familjet e tyre, të cilat për më shumë se një çerek shekulli kanë jetuar me shpresën se një ditë do të merrnin përgjigje për fatin e të dashurve të humbur.

Në vitin 1999, pas masakrës në Kralan, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë rrëmbyen këta individë, së bashku me qindra burra e djem të tjerë shqiptarë, dhe i groposën në varreza masive në një përpjekje për të fshirë gjurmët e krimeve të kryera. Ata u grumbulluan me dhunë më 2 prill 1999 dhe u mbajtën nën tortura të vazhdueshme për dy ditë pa ujë dhe ushqim. Më 4 prill, 86 burra dhe djem, përfshirë 11 të mitur, u ndaluan dhe nuk janë parë më të gjallë pas asaj dite.

Pas shumë vitesh hetimesh dhe përpjekjesh, trupat e tyre u gjetën në afërsi të liqenit Peruqac, në Bajina Baštë të Serbisë, dhe më pas u zhvarrosën nga Bishtazhini. Serbia i rrëmbeu kufomat, duke i fshehur për shumë vite, por tani, pas 26 vitesh, ata janë identifikuar.

Emrat e të identifikuarve janë:

  • Adem Gashi
  • Sahit Gashi
  • Bekim Hasani
  • Sheremet Ismajli
  • Mentor Myrtaj
  • Osman Fejza
  • Shkelzen Hajdaraj
  • Bekim Gashi
  • Sabedin Kryeziu
  • Mentor Kryeziu
  • Vehbi Halilaj

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, për të mos lejuar harresën të mbulojë krimet çnjerëzore dhe gjenocidin që Serbia ka kryer gjatë luftës. Ai ka përkujtuar sakrificën e madhe të të gjithë martirëve të kombit dhe ka ripërsëritur angazhimin e Qeverisë për të siguruar drejtësi për viktimat e luftës dhe për të mbrojtur të vërtetën.

“Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë një dëshmi e krimeve që nuk do të harrohen,” theksoi Kryeministri Kurti. “Ne jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë dhe qëndrojmë pranë familjeve që po përballen me dhimbjen dhe kujtesën.”

Kryeministri ka shprehur angazhimin për të vazhduar luftën për të drejtën dhe për të mos lejuar që krimet e luftës të mbesin të padënueshme.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Kurti: Opozita s’do Kuvend, janë deputetë nomadikë!

Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin

Kosova News 19/03/2025 19/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?