Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom.
Mediat janë lejuar të marrin pamje teksa takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.
Paraprakisht Billstrom ishte në presidencë ku i prit në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ndërsa me të arritur në Kosovë është takuar me homologen kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, teksa bashkë kanë mbajtur edhe konferencë ku Gervalla tha se në takim me Billstrom folën për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Lennart Billström, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë zotimet e arritura në marrëveshjen e Ohrit.


