KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: “Muri i Nderit” i kushtohet jo vetëm historisë, por edhe pasardhësve
Lajme

Kryeministri Kurti: “Muri i Nderit” i kushtohet jo vetëm historisë, por edhe pasardhësve

Kosova News
Kosova News 14:08 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “Muri i Nderit” jo vetëm që përkujton aktet heroike, por shërben edhe si monument i vlerave të përbashkëta dhe i miqësisë së qëndrueshme të popullit të Kosovës dhe popullit hebre në mbarë botën.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, ku të pranishëm ishin edhe Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe ambasadorët Jeffrey Hovenier i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Joern Rohde i Republikës Federale të Gjermanisë.

Në ambientet e Parkut të Qytetit në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit të këtij muri i cili nderon vetëmohimin dhe sakrificën e shqiptarëve në Kosovë që shpëtuan miqtë dhe fqinjët e tyre hebrenj nga e keqja e Holokaustit.

“Falë punës së përbashkët të Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Izrael dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, ne kemi nxjerrë në sipërfaqe këtë pjesë të rëndësishme të historisë së përbashkët të dy popujve tanë. Falë përpjekjeve të tyre, emrat e këtyre heronjve do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në këtë mur, në vend që të harrohen me kalimin e kohës”, u shpreh kryeministri.

Njëkohësisht, ai cilësoi se “Muri i Nderit” jo vetëm që përkujton aktet heroike, por shërben edhe si monument i vlerave të përbashkëta dhe i miqësisë së qëndrueshme të popullit të Kosovës dhe popullit hebre në mbarë botën. Sipas tij e përbashkëta mes këtyre dy popujve qëndron në ndjenjën e privimit nga shtëpia, në kuptimin e plotë të fjalës.

“Dhe për të dy popujt, ishte themelimi i një shteti – shteti i Izraelit dhe shteti i Kosovës – që më në fund u dha atyre ndjenjën e fortë të shtëpisë, nga e cila ata ishin privuar më parë”, shtoi kryeministri.

Fjalën e tij, kryeministri e përmbylli duke kujtuar se ky “Mur i Nderit” i kushtohet jo vetëm historisë, por edhe pasardhësve. Bindshëm do të shërbejë si një simbol i fuqishëm i miqësisë së përjetshme të popujve tanë – tani dhe për brezat që do të vijnë.

Inagurohet “Muri i Nderit” memorial, nderon familjet kosovare që i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit

Gjithashtu lexoni:

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?