KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kujton veprimtarët heronj të Kosovës, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun
Politikë

Kryeministri Kurti kujton veprimtarët heronj të Kosovës, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kosova News
Kosova News 13:16 -02/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kujtuar me rastin e 33 vjetorit të rënies dy veprimtarët – heronj të popullit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. 

Kurti tha se rënia e tyre dëshmorë në të njëjtën ditë dhe vend, ishte epilog i një vepre heroike të shkruar në bashkautorësi, raporton KosovaNews.

“33 vite më parë, më 2 nëntor 1989, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u vranë nga policë të regjimit okupator, pasi kishin luftuar mbi gjashtë orë, nga mesdita deri në ora 19:00. Ata ishin rrethuar nga policia në një banesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, blloku i tretë, hyrja e tretë, bazë ilegale e tyre. Po bëheshin gati për veprimet e radhës, pasi dy ditët e fundit të jetës, më 31 tetor dhe 1 nëntor, Afrimi dhe Fahriu bashkë me shokë të tjerë të ilegales, u kishin prirë demonstratave në Prishtinë”, përshkruan ngjarjer Kurti.

Ai tha se idealet e tyre për liri, i bashkuan Afrimin dhe Fahriun gjatë jetës dhe i mbajtën të bashkuar deri në vdekje.

“Të dy vinin nga trevat e Llapit: Fahriu kishte lindur në fshatin Llaushë më 1963, kurse Afrimi në fshatin Llugë më 1965. Në dramën e historisë hynë bashkë, gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe bashkë kontribuan në rolet e tyre si anëtarë organizatash ilegale, deri në aktin e fundit, kur ranë dëshmorë, duke u përjetësuar në historinë moderne të Kosovës”. 

Kryeministri Kurti në këtë rast ka vlerësuar se trashëgimia e idealeve që kishin ndjekur dhe e veprave që kishin kryer Afrimi dhe Fahriu, i frymëzoi aktivisht shokët dhe pasuesit e tyre edhe gjatë dekadës në vijim deri në çlirimin e Kosovës më 1999.

“Vëllai i Fahriut, Bahriu sikurse edhe shokët e tyre Fadil Vata, Hasan Ramadani dhe më pas Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani dhe shumë të tjerë, do ta shtronin rrugën e lirisë me luftën e tyre deri në vdekje.  Lavdi veprës së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës!”.

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

TAGGED: Afrim Zhitia, demonstrata, Fahri Fazliu, heronj, ilegale, Kurti
Kosova News 02/11/2022 02/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?