KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kujton albanologun e shquar, Robert Elsie: Nuk ishte thjesht një studiues, por një institucion më vete
Kulturë

Kryeministri Kurti kujton albanologun e shquar, Robert Elsie: Nuk ishte thjesht një studiues, por një institucion më vete

Kosova News
Kosova News 15:31 -02/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pesëvjetorin e vdekjes e ka kujtuar albanologun e shuar, Robert Elsie.

Ai tha se lista e gjatë e botimeve të tij, tregon që ai nuk ishte thjesht një studiues, por një institucion më vete.

Kurti tha se ashtu siç trupi i tij është varrosur në thellësinë e tokës shqiptare në Theth, me kontributin e tij në studimet shqiptare, emri i Robert Elsiet është ngulitur thellë në vetë historinë e shqiptarëve.

Shkrimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Zërin e tij e kemi dëgjuar për vite duke përkthyer dëshmitarët shqiptarë në Gjykatën e Hagës (ICTY), në proceset gjyqësore kundër kriminelëve serbë. Ai e njihte shqipen me të gjitha dialektet dhe të folmet krahinore të saj, sepse përveçqë e kishte studiuar shqipen me themel, ai i kishte rënë kryq e tërthor edhe në këmbë gjithë hapësirës ku jetojnë shqiptarët. 

Robert Elsie është albanologu më i shquar i huaj i fillimshekullit XXI. I lindur më 1950 në Vankuvër të Kanadasë, Robert Elsie do të lidhej përjetësisht me shqiptarët që nga viti 1978, kur për herë të parë vizitoi Shqipërinë. Me qëllimin për të përvetësuar shqipen, Elsie nisi të vinte rregullisht në Prishtinë, në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Që kur e zbuloi botën shqiptare, ky linguist gjerman e bëri mision të jetës së tij ta bënte më të njohur në botë gjuhën, historinë dhe kulturën e shqiptarëve. 

Lista e gjatë e botimeve të tij, tregon që ai nuk ishte thjesht një studiues, por një institucion më vete: emri i Robert Elsiet shfaqet si autor, editor, përkthyes dhe kontribues në mbi 80 libra me tema albanologjike. Robert Elsie hartoi nga një fjalor historik për Shqipërinë dhe për Kosovën; bëri një fjalor për religjionin, mitologjinë dhe folklorin te shqiptarët; përpiloi një antologji të poezisë moderne shqipe; shkroi një histori të shkurtër të letërsisë shqipe; përktheu në gjuhën angleze “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës, në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck; shkroi një studim për fiset shqiptare; si dhe përmbledhi në një seri shumë tekste të hershme historike për Shqipërinë që i përktheu në anglisht nga gjuhë të ndryshme. Ai u kujdes të botoheshin dhe të ribotoheshin shumë vepra si Kanuni i Lek Dukagjinit në gjermanisht; dorëshkrimi në gjermanisht i Bajazid Elmaz Dodës “Jeta fshatare shqiptare në Rekën e Epërme pranë Dibrës në Maqedoni”; studimi i antropologes norvegjeze Berit Backer “Prapa mureve të gurta”, për ndryshimet në organizmin e familjes shqiptare në Kosovë, që e botoi në bashkëpunim me Antonia Young dhe Christine Eek; ribotoi veprat e udhëtares angleze Mary Edith Durham; botoi albumet e Josef Szekelyt dhe Albert Kahnit me fotografitë se para të shkrepura bardh e zi dhe me ngjyra nëpër Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Robert Elsie e zbuloi dhe e botoi dorëshkrimin e historisë së parë të Shqipërisë, shkruar nga prifti francez Jean Claude Faveyrial mes viteve 1884-1889, me titull “Historia e Shqipërisë”. 

Lista e veprave të Robert Elsiet nuk përfundon këtu, e ajo madje nuk përfundoi as me vdekjen e tij më 2017, sepse ai la shumë projekte në gjysmë dhe vepra në dorëshkrim, me disa prej të cilave u njohëm vetëm pas vdekjes së tij, sikur ajo me dokumente historike për Kosovën nga Luftërat Ballkanike te Lufta e Dytë Botërore, apo ajo për historinë dhe kulturën e bektashinjëve shqiptarë, që u botuan nën kujdesin e mikut të tij Bejtullah Destani.       

Robert Elsie ndërtoi pesë faqe interneti për gjuhën shqipe, letërsinë shqipe, historinë e shqiptarëve si dhe artin dhe fotografinë te shqiptarët, me mijëra materiale dokumentare, historike, gjuhësore, artistike dhe koleksione fotografike, që edhe sot janë të qasshme online si thesare për njohjen e kulturës dhe botës shqiptare. 

Sot bëhen 5 vite nga vdekja e Robert Elsiet më 2 tetor 2017. Ashtu siç trupi i tij është varrosur në thellësinë e tokës shqiptare në Theth, me kontributin e tij në studimet shqiptare, emri i Robert Elsiet është ngulitur thellë në vetë historinë e shqiptarëve.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 02/10/2022 02/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?