KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 %
Ekonomi

Kryeministri Kurti: Krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 %

Kosova News
Kosova News 10:43 -29/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind.

Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar ta mbështesë sektorin privat të cilin e ka cilësuar faktor të rëndësishëm të punësimit dhe rritjes ekonomike. 

Kurti ka folur në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar. 

“Qeveria jonë është e përkushtuar të mbështesë sektorin privat, që është faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike në vendin tonë. Krahasuar me vitin 2021, tash që po flasim më 2024,  bruto produkti vendor është për 1/3 më i lartë. Buxheti shtetëror vjetor është për 35 për qind më i lartë. Kjo është përkthyer sigurisht me punësim të shtuar, ku krahasuar me para 3 vjetëve, në Kosovë është rritur punësimi për 20 për qind, përfshirë këtu edhe dyfishimin e të rinjve të punësuar. Padyshim që kjo ka ndikuar edhe në rritjen e fitimit dhe zgjerimin e aktivitetit të sektorit privat”, ka thënë Kurti në fjalimin e tij. 

Kurti ka thënë se që nga viti 2021 deri më 2024 nga programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar janë përkrahur 901 projekte. 

E ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kanë arritur t’i mbështesin bizneset me makineri të reja që të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese. Ai ka thënë se që nga hapja e thirrjes, kanë qenë mbi shtatë mijë aplikime, ndërsa vlera e projektit është 6 milionë e 875 mijë euro.

Gjithashtu lexoni:

Tortë për ditëlindjen e Simiqit në Kuvend nga PDK-ja,  Zyba: Për detajet e festës është mirë të na tregojë vetë kjo parti

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 29/08/2024 29/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

SPAK: Sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro nga organizata e trafikut të kokainës
23:01 -29/06/2025
IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?