KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kosova dhe Bosnja janë të lidhura nga e kaluara tragjike
Politikë

Kryeministri Kurti: Kosova dhe Bosnja janë të lidhura nga e kaluara tragjike

Kosova News
Kosova News 18:11 -07/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Sarajevë, mori pjesë, si folës kyç, në diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krugg 99, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”.

Në adresimin e tij fillestar, ai tha se në Sarajevë ka ardhur si mik dhe partner, jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, duke shtuar se marrëdhënia jonë është e rrënjosur në njerëzit dhe vlerat që ne ndajmë – demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe një përkushtim të palëkundur për dinjitetin e çdo individi.

“Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra. Në pjesën më të madhe, pikërisht për shkak të tmerreve që përjetoi bota këtu në Bosnje dhe Hercegovinë, NATO ndërhyri në Kosovë para se të ndërhynte në Bosnje, për të ndaluar gjenocidin e Serbisë. NATO-ja ndërhyri në Bosnje dhe Hercegovinë pas Srebrenicës, pra në vitin e katërt të luftës, ndërsa në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se demokracia dhe shteti ligjor janë thelbësore, që do të thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as nuk duhet të jetë jashtë ligjit.

“Për qytetarët e thjeshtë, prania e shtetit ligjor do të thotë liri, ndërsa për kriminelët do të thotë e kundërta. Prania e politikanëve mbi ligjin dhe e kriminelëve jashtë ligjit është arsyeja pse ne kemi një ndikim të madh të krimit të organizuar në rajonin tonë të Ballkanit. Janë pikërisht këto struktura që nxisin tensionet në rajonin tonë dhe kërcënojnë me konflikte dhe luftëra të reja.”

Sa i përket zhvillimeve në vend dhe qeverisjes, ai tha se Kosova nuk është një vend i madh, është një shembull i mrekullueshëm që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë së bashku.

“Jetojmë në kohë kur disa fuqi dhe superfuqi duan të dëshmojnë se zhvillimi dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë për demokraci, nuk kanë nevojë për të drejtat e njeriut, nuk kenë nevojë për shtet ligjor, por ne kemi treguar dhe dëshmuar se është e mundur të kemi rritje ekonomike nga njëra anë dhe përparim demokratik nga ana tjetër. Ne kemi treguar gjithashtu se në ndërkohë kemi menaxhuar me sukses disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë. Ne duam të ndërtojmë miqësi me Bosnjën dhe Hercegovinën mbi këtë bazë dhe të shkojmë bashkë drejt integrimit euroatlantik sa më shpejt të jetë e mundur. Bosnja dhe Hercegovina nga njëra anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër nuk janë probleme, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës kanë probleme dhe  një problem e kanë të përbashkët, e ai problem i përbashkët është fqinji juaj lindor dhe fqinji ynë verior i cili është fqinji i njëjtë. Ne nuk mund të ndryshojmë as gjeografinë e as historinë, por së bashku do ta ndryshojmë të ardhmen tonë për të mirë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se boshnjakët janë faktor stabiliteti në të gjitha vendet e rajonit: në Serbi, ku shumica e tyre janë në Sanxhak, në Mal të Zi, ku janë grupi i tretë më i madh, si dhe në Kosovë, ku janë pakica më e madhe pas serbëve.

“Edhe boshnjakët kudo në Ballkan, si dhe në diasporë, bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me shqiptarët, duke kultivuar mikpritje të pakushtëzuar, bashkëjetesë shoqërore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Pra, le të punojmë së bashku sepse mund të bëjmë më mirë dhe më shumë”, tha ai, teksa i falënderoi të pranishmit për mikpritjen dhe për diskutimin, dhe i ftoi që të vijnë e ta vizitojnë Kosovë vitin e ardhshëm duke përfituar nga mundësia e udhëtimit me letërnjoftim nga 1 janari 2025.

Kurti u mirëprit nga bashkatdhetarë në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 07/12/2024 07/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?