KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti jep detaje për përdorimin e armëve që u konfiskuan nga terroristët
Politikë

Kryeministri Kurti jep detaje për përdorimin e armëve që u konfiskuan nga terroristët

Kosova News
Kosova News 13:06 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Ai më tej shpjegoi edhe në detaje disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës më 25 shtator.

M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.

Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.

Mina kundër personale, kundër personave – përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.

Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra – janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.

Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit – që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara.

Troblonë për pushkë M70 – janë granatë shpërthyese që vendoset në armën automatike serbe M70 që ka synim goditjen e trupave të këmbësorisë, personelit.

Zastava M84 mitraloz – është armë e këmbësorisë për eliminimin e personelit në distancë dhe mbulimin e trupave me armë të lehta. Kjo armë është prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka qitje efektive deri në 1000 metra.

Zastava M70 – është varianti serb i AK-47, është armë automatike individuale prodhim i Serbisë.  Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc, përdoret për asgjësimin e personelit dhe ka distancë efektive të qitjes deri në 410 metra.

Zastava M76 snajper – është armë gjysmë-atumatike për qitje në distancë të largëta. Prodhim i Serbisë, nga fabrika shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka efekt të qitjes në distancë 800 metra.

Granatat e dorës M75 – armë individuale që përdoren kundër personelit jashtë dhe brenda objekteve, shkruan Telegrafi.

Dronët – fluturake pa pilot, që përdoren për vëzhgim dhe sulme luftarake.

Shumë revole zastava M70 që përdoret si armë individuale për mbrojtje. Kjo armë me shurdhues përdoret për atentate.

“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”, tha Kurti.

Kujtojmë se policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

-një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
-tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
-dy armë të gjata (mitraloza),
-një snajper (black spear 12.7mm),
-një minahedhës (82 mm),
-njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
-një automatik (RPZ),
-dy pushkë gjuetie,
-dy armë të shkurta (revole),
-një granatë dore,
-shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
-nëntë jelekë antiplumb,
-një radiolidhje,
-tetë çanta ushtarake,
-gjashtë uniforma ushtarake. 

Kryeministri Kurti bën thirrje për ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë: Nëse s’ndodh, krimi mund të përsëritet

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?