KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Edhe java e tretë pa aktakuzë ndaj Radoiçiqit do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30-të
Politikë

Kryeministri Kurti: Edhe java e tretë pa aktakuzë ndaj Radoiçiqit do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30-të

Kosova News
Kosova News 12:33 -14/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe pas 30 javësh që kur Milan Radoiçiqi ka marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri afrim Bunjaku, nuk ka ende aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për të. 

Sipas Kurtit, mungesa e aktakuzës ndaj tij do të duhej të problematizohej qysh në fillim. 

“Sot po hymë në javën e 30-të prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, sulm terrorist për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30 në të cilën hyjmë sot”, ka thënë Kurti të dielën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Kurti ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka thënë se raporti i Dora Bakoyannisit rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës dhe pa asnjë kusht shtesë dhe pa fusnotë. 

“Sot gjendemi në një situatë shumë më të favorshme. Raporti dhe opinioni i znj.Bakojanis njeh plotësimin e të gjitha parakushteve dhe qartë tregon se zotimet e tjera të Kosovës duhet të përmbushen pas anëtarësimit. Më 16 prill do ta kemi votimin më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në KiE. Asambleja Parlamentare pritet ta miratojë opinionin e znj.Bakojanis, i cili rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës pa asnjë parakusht shtesë dhe pa fusnotë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri më tej ka bërë thirrje për diasporën që të dalin në zgjedhjet e 9 qershorit në BE.

“Më 9 qershor është një datë e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe mund të themi për gjithë Evropën. Që nga zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian më 1979  kurrë s’ka qenë Evropa më e kërcënuar se ç’ka qenë sot. BE-ja gjithashtu gjendet para zgjedhjeve dhe vendimeve të mëdha, përball agresionit ushtarak dhe fashizmit të diktaturës ruse. Kjo e fundit siç dihet i ka aleatët e vet brenda Evropës. Siç u angazhova në partinë e socialistëve evropianë, anëtarët e lëvizjes sonë në diasporë duhet të dalin në zgjedhje e të nxisin edhe miqtë e dashamirët e tyre. Zgjedhjet evropiane janë një çikë të nënvlerësuara padrejtësisht. E nënvlerësimi mund të jetë fatal. I bëj thirrje ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit. E ftoj diasporën që t’i votojë socialdemokratët e qendrën e majtë si të vetmit që kundërshtojnë ekstremizmat në Evropë”, ka theksuar ai. 

Kryeministri Kurti: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë kripë në plagë, mos të stigmatizohen

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Kosova News 14/04/2024 14/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike
20:41 -15/06/2026
PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të
20:05 -15/06/2026
PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të
20:01 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?