KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri i jep një sugjerim gazetares nga Prishtina që e pyeti për shkëmbimin e kriminelit “Llune” me policët e Kosovës  
Politikë

Kryeministri i jep një sugjerim gazetares nga Prishtina që e pyeti për shkëmbimin e kriminelit “Llune” me policët e Kosovës  

Kosova News
Kosova News 11:34 -15/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në një konferencë për media ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

Gjatë konferencës për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të enjten, Kurti u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

E kryeministri është pyetur nga një gazetare nëse tre policët e rrëmbyer nga Serbia do të lirohen me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq “Llune”, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it dhe për disa vepra të ndryshme kriminale.

Në këtë rast, Kurti tha se i arrestuari me nofkën, “Lune” nuk është kriminel as më 26 maj e as më 29 maj.

Kryeministri Kurti shtoi se ai ka tashmë një dosje të trashë të shkeljeve ligjore për krimet e kryera në Kosovë dhe se nuk mund të krahasohen këto dy raste.

“Tash, ne e kemi një kriminel serb si ‘Llune’ që nuk është bërë kriminel më 26 maj e as më 29 maj. Por, ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të veprave penale të krimeve të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim të ligjit, ka republikë demokratike. Është e vërtete që arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, ata nuk mund mundur ta imagjinojnë se ai mund të arrestohet, s’e kanë besuar”.

Ai shtoi se në Kosovë ka sundim të ligjit por jo edhe pazare, ndërsa i ka dhënë një sugjerim gazetës që shtroi këtë pyetje.

“Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim, ju s’e di pse e thoni. S’keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi republikës demokratike. Për çfarë shkëmbimi, kush e ka kërkuar atë? Ju jeni gazetare, mirëpo kur flisni, ua kisha sugjeruar, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, sepse s’i kontribuoni as lirisë së medias as sigurisë në Kosovë”.

Gjurmë të çizmeve e pranga plastike – kryeministri Kurti tregon çfarë u gjet në vendin ku u kidnapuan tre policët

“Tre policët që janë rrëmbyer dhe kidnapuar nga njësia speciale ushtarake e Serbisë “Kobra” dhe nga njësia anti-terror kanë qenë aty në një rrugë që ishte ilegale. Pikërisht, policët që merren me parandalimin dhe ndalimi ne kontrabandës dhe përpara tyre kanë pasur njësitet e specializuara të Serbisë”, shtoi Kurti gjatë konferencës së mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri Kurti: Po befasohemi nga toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve – Veprimi i Serbisë ishte agresion ndaj shtetit tonë

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 15/06/2023 15/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës
13:25 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?