KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeinspektori thotë se gjobitja më e madhe ndikoi në rënien e numrit të të vdekurve në punë
Siguri

Kryeinspektori thotë se gjobitja më e madhe ndikoi në rënien e numrit të të vdekurve në punë

Kosova News
Kosova News 08:44 -27/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë se gjatë vitit 2023 ka pasur një rënie të numrit të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, kjo si rezultat i inspektimeve të shumta dhe gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar ligjet e punës.

Ai tha se gjatë viti 2023 në vendin e punës kanë vdekur 11 punëtorë, ndërsa shtoi se gjatë vitit të kaluar janë realizuar mbi 8 mijë inspektime e janë shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

Ai ka thënë se sfidë për Inspektoratin mbetet rekrutimi i inspektoreve të punës, por sipas tij, pavarësisht sfidave gjatë vitit të kaluar kanë arritur t’i rekrutojnë 38 inspektorë të rinj duke rritur numrin e tyre në 60 inspektorë të punës.

Nikçi ka thënë se Inspektorati ka paraparë që për vitin 2024 t’i rekrutojë edhe 60 inspektorë të rinj, që numri total të rritet në 120 inspektorë të punës.

“Gjatë viti 2023 IP ka qenë në shumë procese në kemi ndërmarrë procesin e rritjes së numrit të inspektoreve të punës, u cili ka qen një proces me shumë sfida. Pavarësisht sfidave ne kemi arritur që vitin e kaluar t’i rekrutojmë 38 inspektorë të rinj të punës dhe numrin e përgjithshme të inspektoreve të punës ta rrisim në 60. Me këtë numër ne kemi arritur që prezencën ton në biznese ta rritim dukshëm dhe rrjedhimisht ta rritim edhe numrin e inspektimeve në përgjithësi me qëllimin e mbikëqyrje sa më efikase te të drejtave të punëtoreve. IP për vitin 2024 ka paraparë që këtë numër 60 të inspektoreve të punës ta rris më tutje. Për vitin 2024 parashohim që t’i rekrutojmë edhe 60 inspektor të rinj të punës që numrin total ta ngrisim në 120 inspektorë të punës”, tha ai pwr EO.

Nikçi tha se gjatë vitit 2023 janë realizuar 8114 inspektime, prej tyre janë trajtuar 1359 ankesa dhe janë shqiptuar 1053 gjoba për subjekte që kanë cenuar ligjin e punës dhe ligjin për siguri dhe shëndet në punë.

“Përgjatë viti 2023 IP ka realizuar 8114 inspektime, pre tyre kemi trajtuar 1359 ankesa dhe kemi shqiptuar 1053 gjoba për subjekte që kanë cenuar ligjet që ne i mbikëqyrim, si ligjin e punës dhe ligjin për siguri dhe shëndet në punë”, është shprehur ai.

Kryeinspektori theksoi se sektori më problematik për shkeljen e të drejtave të punëtoreve mbetet sektori i ndërtimtarisë, për të cilin tha se janë shqiptuar më së shumti gjoba.

“Subjektet të cila inspektoret kanë shqiptuar gjoba më së shumti janë subjekte në sektorin e ndërtimtarisë. Sektori i ndërtimtarisë ende mbetet problem për shkeljen e te drejtave të punëtorëve nga siguria dhe shëndeti në punë dhe rrjedhimisht inspektimet janë realizuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë në fokus. Gjobat që më së shumti janë shqiptuar kanë qenë në sektorin e ndërtimtarisë”, ka thënë ai.

Nikçi ka thënë se si pasojë e kushteve të punës në vitin 2023 kanë qenë 11 vdekje të punëtoreve, ku sipas tij, ky numër ka rënë duke krahasuar me vitin 2022 që kanë qenë 15 vdekje.

“Si pasojë e kushteve të punës në vendet e punës, në vitin 2023 kemi pasur 11 vdekje, krahasuar me vitin 2022 që kemi pasur 15 vdekje. Kemi një rënie të vdekjeve ne vendin e punës si pasojë e kushteve të punës dhe kjo si rezultat i rritjes së numrit të inspektimeve dhe rritjes së numrit të ndëshkimeve, pra gjobave që u janë shqiptuar subjekteve që kanë cenuar ligjin për siguri dhe shëndet në punë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Kosova News 27/01/2024 27/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?