I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu ka bërë të ditur diplomati grek Dendias, i cili gjatë diskutimit me Lajçak e ka përmendur edhe vizitën e tij në Kosovë.
“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai në Twitter.
I held a telephone conversation today with the #EUSR, @MiroslavLajcak and briefed him on my recent visit to #Pristina. Timely discussion on the latest developments regarding the Belgrade – Pristina Dialogue. pic.twitter.com/TxHdG8aoWF
— Nikos Dendias (@NikosDendias) March 13, 2023
Kujtojmë se, më 12 mars kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Dendias.
Ata janë takuar në një restorant në periferi të Prishtinës. Po ashtu, Dendias është takuar dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.


