Mbi 70-të kallëzime penale e mbi 400 shkyçje nga rrjeti i ka bërë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” gjatë vitit 2023.
Ndërkohë që vetëm në zonën e Prishtinës, borxhi i konsumatorëve ndaj kompanisë është 11 milionë euro, ndërsa totali i borxhit i tetë komunave që furnizohen nga KRU “Prishtina” është mbi 45 milionë euro.
Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka apeluar te qytetarët që t’i paguajnë shërbimet e tyre, në të kundërtën ajo ka thënë se ata do të shkyçen dhe do të vazhdojnë me procedura të përmbarimit.
“Për kallëzime penale mbi 70 e mbi 400 shkyçje ilegale e vizitorë kemi pasur çdo dite, një ekip mbi 150 konsumatorë, u kemi dërguar vërejtje sidomos ata që kanë borxhe për shërbimet e ujësjellësit. 11 milionë euro borxhi në zonën e Prishtinës gjatë vitit 2023 e nëse flasim nga paslufta, borxhi total është 28 milionë euro nga paslufta, e borxhi total i tetë komunave është mbi 45 milionë euro”, u shpreh tutje Mjeku.
Mjeku ka theksuar se gjatë vitit të kaluar kanë rritur arkëtimin.
“Shkalla totale e inkasimit 89.9% në vitin 2022, 105% në vitin 2023, kemi arrit rritjen e arkëtimit, dhe po ashtu duhet të falënderojmë edhe mediat sepse pa përcjelljen e tyre në aksionet tona s’do kishim mundur ta arrijmë këtë arkëtim, po ashtu në asistencë na ka dal edhe Policia e Kosovës dhe të gjitha këto kanë ndikuar në shkallën e mire të inkasimit”, u shpreh ajo.


