KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë
Siguri

Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 19:56 -19/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, mori pjesë në ceremoninë solemne të përcjelljes së kontingjentit të 45-të kroat, me 133 ushtarë në operacionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, e cila u mbajt në kazermën “Kolonel Predrag Matanović” në Petrinja.

Në operacionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Republikën e Kosovës do të dërgohen 133 pjesëtarë të kontingjentit të 45-të kroat, ndërsa komandant i kontingjentit është brigadieri Marijan Grđan.

“Ne përcollëm 133 pjesëtarë dhe pjesëtare të kontingjentit të 45-të të Ushtrisë Kroate nga kazerma e Petrinjës drejt operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR. Çdo ushtar dhe çdo kontingjent kroat që ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Evropës dhe botës ka fituar gjithmonë vlerësimet dhe respektin më të lartë nga kolegët e tyre nga vendet anëtare të NATO-s, duke konfirmuar profesionalizmin, dijen dhe vlerat e ushtrisë kroate”, tha ai.

Sipas tij, Ushtria kroate është një ushtri fitimtare, e krijuar para 35 vitesh nga njësitë vullnetare, e cila ndali armikun dhe katër vite më vonë fitoi Luftën për Atdheun.

“Pikërisht kjo e bën të veçantë dhe prandaj ushtarët tanë sot i mbajnë me krenari simbolet kroate, duke përfaqësuar popullin kroat dhe shtetin kroat.Pjesëtarëve të kontingjentit të 45-të HRVCON u dëshiroj sukses, një mision të qetë dhe të sigurt, si dhe kthim të lumtur në Kroaci”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 19/05/2026 19/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?