Një krim makabër ka ndodhur në Mal të Zi, të mërkurën, ku tashmë numri i të vrarëve raportohet të ketë shkuar së paku në 10 persona.
I dyshuari është Aco Martinoviq, kanë raportuar mediat në Malin e Zi.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për shkak të tragjedisë në Cetinje, njoftoi kryeministri Milojko Spajiq. Ditët e zisë janë shpallur më 2, 3 dhe 4 janar.
Policia atje është vënë në kërkim të të dyshuarit.
I dyshuari për vrasje të shumëfishta në Cetinje, Aco Martinović, është lokalizuar në Kompleksin Gornji Obod i mbyllur në një nga sallat, sipas informacioneve jozyrtare që ka siguruar gazeta Pobjeda. Aksionin po e udhëheq drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq.
Martinoviq kishte nisur krimin në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive.


