Krerët e institucioneve shtetërore kanë marrë pjesë në ceremoninë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, në këtë ceremoni u shoqëruan nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe anëtari i familjes Jashari, Rifat Jashari.
Në nderim të këtij përvjetori, trupat e FSK-së kanë shtënë më automatikë në ajër.


