Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministria dhe Presidenca përmes një njoftimi bëjnë të ditur se këto homazhe do të bëhen nga ora 10:00.
Ndërsa Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot (e hënë) seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Seanca do të nis në ora 12:00, derisa para deputetëve do të flasë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.
Gjatë ditës së sotme do të ketë edhe aktivitete tjera për nder të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.