KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ tërheq shortin – kjo është renditja dhe numrat e partive politike për zgjedhjet në veri
Politikë

KQZ tërheq shortin – kjo është renditja dhe numrat e partive politike për zgjedhjet në veri

Kosova News
Kosova News 09:52 -07/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës.

Iniciativa Qytetare-Mitrovica do të garojë me Betim Osmanin në Komunën e Mitrovicës së Veriut me numrin 111.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 112 në garën për kryetar në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut.

Partia e “Serbëve të Kosovës” me Aleksandar Jablanoviqin si kandidat për kryetar të Leposaviqit do të garojë me numrin 113.

Slagjana Pantoviq si kandidate e pavarur do të garojë në Zveçan me numrin 114.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatë për kryetarë të të katër komunave do të garojë me numrin 115.

Këta numra subjektet i morën pas tërheqjes së shortit.

Kujtojmë se zgjedhjet për komuna do të mbahen më 18 dhjetor ndërsa për dy kuvende komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Dje disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq – që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

Policia e Kosovës tha se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës”, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”.

Incidentet ndodhën derisa policia po i shoqëronte zyrtarët e KQZ-së drejt hapjes së komisioneve komunale zgjedhore./KosovaNews

KQZ planifikon që sot të tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Kryetari Aliu paraqet  mbi 17 milionë euro investime në zonën urbane në qytetin e Shtimes

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Kosova News 07/12/2022 07/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Rizvanolli: `Importi i energjisë nga Serbia` është dezinformatë
21:48 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?