Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e radhës që ka mbajtur sot ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e një partie në Kosovë.
Bëhet fjalë për pezullimin e Partisë së Ashkalive të Kosovës.
Ditë më parë kërkesën për këtë gjë e ka dorëzuar vetë në KQZ sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, raporton Indeksonline.
Ai pati deklaruar se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjitimitet në parti.
Po ashtu, Rrahmani ka thënë se kanë kaluar të gjitha afatet ligjore të partisë edhe për mbajtjen e kuvendeve.
Rrahmani deklaroi se do të vazhdojë rrugëtimin politik për bashkimin e ashkalinjve dhe unifikimin e tyre.


