KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive
Politikë

KQZ-ja shpall tender për auditim të qindra raporteve financiare të partive

Kosova News
Kosova News 14:24 -21/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qindra raporte financiare vjetore dhe të fushatave zgjedhore të partive politike, që u takojnë dy viteve të fundit 2021 dhe 2022, janë në pritje të auditimit. Pikërisht për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka iniciuar procedurën tenderuese për përzgjedhjen e operatorit ekonomik dhe e cila do të përfundojë më 30 maj.

Deri më tani auditimi i raporteve financiare vjetore dhe raporteve financiare të fushatave zgjedhore është bërë nga auditorë të cilët i përzgjidhte Kuvendi i Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, por me ndryshimet e reja në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, kjo detyrë i është rikthyer KQZ-së.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Radio Kosovën se auditimi do të përfshijë raportet vjetore financiare të partive politike për vitet 2021 dhe 2022 si dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe të zgjedhjeve lokale të po të njëjtit vit. Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i raporteve që do të auditohen është 215 dhe të gjitha ato janë në sirtarët e këtij institucioni.

“Është detyrim ligjor për partitë politike që deri më 1 mars të çdo viti të dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar. Auditimit do t’i nënshtrohen 99 raporte financiare të partive politike që u takojnë dy viteve, 2021 dhe 2022. Ndërsa, siç është e ditur, gjatë vitit 2021 kemi pasur dy procese zgjedhore, parlamentare dhe lokale”, thotë Valmir Elezi nga KQZ-ja. “Prandaj, po sipas ligjit, subjektet politike që marrin pjesë në një proces zgjedhor e dorëzojnë raportin e tyre për deklarimin e shpenzimeve të fushatës. Si rrjedhojë, në procesin e audimit do të përfshihen edhe 116 raporte të tilla”, tha Elezi.

Të gjitha këto raporte, tashmë veçse janë të publikuara më herët në ueb faqen e KQZ-së. Ky institucion kishte vendosur t’i publikonte këto raporte të paaudituara me sqarimin se të njëjtat mund të pësojnë ndryshime pas procesit të auditimit.

Por, pse është e rëndësishme të bëhet auditimi i këtyre raporteve që tashmë janë të njohura për publikun?

“Me qëllim të rrijtes së transparencës para qytetarëve, prej disa vitesh KQZ-ja i publikon këto raporte edhe kur ato janë të paaudituara. Auditimi është proces që tregon nëse subjektet politike kanë zbatuar ligjet dhe rregullat e fushës së financave”,tha Elezi.

Sipas tij, ky proces është i domosdoshëm pasi Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike që funksionon në kuadër të KQZ-së, e ka për obligim ligjor që raportet përfundimtare të auditimit t’i dorëzojë në Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, përfshirë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Njësinë e Inteligjencës Financiare ose Administratën Tatimore të Kosovës, kur dyshimi për parregullësi bie nën kompetencën e njërës ose më shumë nga këto institucione.

Edhe në të kaluarën, procesi i auditimit ishte detyrë e KQZ-së, por më pas i kishte kaluar Kuvendit të Kosovës, për t’u rikthyer sërish në KQZ pas ndryshimeve në ligjin për financimin e partive politike i miratuar në shtatorin e vitit 2022.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 21/05/2023 21/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?