KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja bën thirrje për dalje në votim, shpreson në proces të qetë
Politikë

KQZ-ja bën thirrje për dalje në votim, shpreson në proces të qetë

Kosova News
Kosova News 12:16 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se komisioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve në veri dhe se tani është gati për fillimin e tyre.

Radoniqi ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke u shprehur me shpresë se procesi do të kalojë i qetë.

“Meqë nesër është dita e zgjedhjeve për komunat e veriut ne si KQZ kemi ndërmarrë te gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve. Kemi vendosur të gjitha vendvotimet e miratuara dhe çdo gjë është gati për fillim të zgjedhjeve. Andaj në emër të KQZ i ftoj të gjithë qytetarët e komunave të veriut të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të dalin të votojnë. Shpresojmë që i gjithë procesi do të shkojë i qetë dhe i lirë”, ka thënë ai.

Kryeshefi i Sekretarit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se fletëvotimet janë në depon e komisionit dhe do të shpërndahen sipas planifikimeve. Ai ka thënë se kanë pranuar edhe listën e të burgosurve të cilëve do t’u jepet e drejta për të votuar.

“Në 13 qendrat alternative janë duke u bërë përgatitjet e fundit. Kemi pranuar një listë të personave që janë të burgosur, në listën përfundimtare të KQZ-së nga Leposaviqi janë 3 persona, nga Zubin Potoku 4, nga Zveçani 2 dhe Mitrovica e Veriut 16 persona. Sekretariati me miratimin e KQZ-së do të dërgojë ekipet mobile dhe do tu japë të drejtën për të votuar. Fletëvotimet kanë ardhur në depon e KQZ-së dhe do të shpërndahen sipas planifikimeve”, ka thënë Ahmetaj.

Ahmetaj ka treguar se ka rekomanduar një listë të stafit rezervë.

“Sekretariati ka bërë rekomandime për një listë të stafit rezervë për vendet e paplotësuara. Këto vende rekomandohet që të plotësohen me staf të administratës lokale dhe me një numër të stafit të sekretariatit, lista është prej 48 personave, këta do të jenë si anëtarë të këshillave të vendvotimeve”.

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – do të zgjedhin kryetarët e rinj. Ndërkaq, në Leposaviq dhe Zveçan do të votohet edhe për përbërjet e reja të asambleve komunale.

KQZ-ja zëvendëson komisionerët e partisë së Jabllanoviqit të tërhequr nga gara
Zgjedhjet në veri, BE-ja bën thirrje për përmbajtje

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?