KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kostot e larta të energjisë “ngrijnë” prodhimin në Ferronikel, kompania flet për fatin e punëtorëve
Lajme

Kostot e larta të energjisë “ngrijnë” prodhimin në Ferronikel, kompania flet për fatin e punëtorëve

Kosova News
Kosova News 21:20 -15/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar të mërkurën, më 9 prill 2025, se do të ndërpresë përkohësisht të gjitha aktivitetet prodhuese deri në fund të këtij viti.

Ky vendim vjen si pasojë e krizës së zgjatur ekonomike në industrinë e metaleve dhe kostove të larta të energjisë, që kanë rënduar seriozisht kapacitetet financiare të kompanisë, shkruan IndeksOnline.

Menaxhmenti i Ferronikelit ka vendosur që, duke filluar nga data 16 prill 2025, të fiket plotësisht furra elektrike, një ndër komponentët kyç të prodhimit dhe të reduktohet orari i punës për një numër të caktuar punëtorësh.

Ky vendim, siç thekson kompania, është marrë me shumë kujdes dhe vetëm pas analizave të gjata financiare dhe teknike.

“Kjo masë është e diktuar nga faktorë të rëndë ekonomikë: çmimet e larta dhe të paqëndrueshme të energjisë elektrike në tregun e hapur, si dhe çmimet e ulëta dhe të paqëndrueshme të nikelit në bursat ndërkombëtare. Këta faktorë kanë krijuar vështirësi serioze për kompaninë tonë gjatë 17 muajve të fundit”, thuhet në deklaratën e “NewCo Ferronikeli”.

Kompania bën të ditur se, pavarësisht këtyre sfidave, nuk është larguar asnjë punëtor nga puna.

“Theksojmë se asnjë punëtor nuk ka humbur vendin e punës. Megjithatë, racionalizimi i shpenzimeve është bërë i domosdoshëm, me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë dhe mbrojtjen e së ardhmes së saj,” ka thënë kompania.

“NewCo Ferronikeli” gjithashtu ka bërë të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të metaleve dhe energjisë elektrike, me synimin për t’u rikthyer në prodhim sapo të krijohen kushtet për një operim të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të pranueshëm.

Ky nuk është rasti i parë kur Ferronikeli përballet me vështirësi të këtij niveli. Ndër vite, krizat në tregjet ndërkombëtare të metaleve, bashkë me pasigurinë energjetike në vend, kanë shkaktuar ndalesa të përsëritura të prodhimit.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin

Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Kosova News 15/04/2025 15/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
09:50 -09/07/2025
Miftaraj: Në bazë të informatave që kemi, autopsia ka përcaktuar se Zejnullahu u ngulfat nga policia
09:39 -09/07/2025
Hyseni: Është rritur numri i mjekëve dhe infermierëve në Gjilan
09:22 -09/07/2025
Sot mblidhet qeveria në detyrë, ky është rendi i ditës
08:36 -09/07/2025
Përpjekje e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?