KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova U21 arrin fitore ndaj Izraelit në kualifikimet për ‘Euro 2025’
Sport

Kosova U21 arrin fitore ndaj Izraelit në kualifikimet për ‘Euro 2025’

Kosova News
Kosova News 15:25 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka regjistruar një triumf të rëndësishëm në rrugën e saj drejt “Euro 2025”, duke shënuar fitoren e saj të dytë në fushatën kualifikuese. Të martën, skuadra e të rinjve ka siguruar tri pikë të çmuara pas një ndeshjeje të fortë kundër Izraelit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit D, u mbyll me rezultatin 3-1 për tanët. Dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën i siguruan Kosovës U21 një fitore bindëse.

Golin e parë dhe avantazhin për Kosovën e realizoi Bleron Krasniqi në minutën e gjashtë, duke ndezur atmosferën në stadium. Në vetëm pesë minuta më pas, saktësisht në minutën e 11-të, Krasniqi realizoi sërish, duke arritur golin e tij të dytë personal dhe duke dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij. Izraeli u përpoq të reagojë dhe arriti të ngushtojë distancën në 2:1 në minutën e 24-të me gol nga mesfushori Stav Nachmani.

Duke qenë një gol përpara, të rinjtë e Kosovës shkuan për në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal në duart e tyre. Pjesa e dytë e ndeshjes solli më shumë tension dhe emocione, përpara se Veton Tusha të vulosë fitoren me një gol tjetër në minutën e 80-të, pas një asistimi të saktë nga Ardit Tahiri.

Ky sukses e çon Kosovën U21 në një pozitë më të favorshme në grup, duke u renditur aktualisht e treta me 8 pikë. Izraeli, nga ana tjetër, vazhdon të mbetet në fundin e tabelës pa pikë, por ende me tri ndeshje më pak të luajtura.

Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Kosovës U21 i mbeten edhe katër sfida deri në përfundimin e këtij cikli eliminatores, të cilat do të luhen në vitin e ardhshëm. Reprezentanca vazhdon rrugëtimin e saj me shpresën për të arritur rezultate akoma më të mira në ato përballje që mbeten

Kosova U21, sot do të përballet me Izraelin në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë

Gjithashtu lexoni:

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Granit Xhaka me mesazh emocionues për Xabi Alonson: Ti jo vetëm që na stërvite, por na frymëzove!

Igball Jashari me het-trik rikthen Drenicën në Superligën e Kosovës

Uta Ibrahimi bën histori: Gruaja e parë në Ballkan që ngjit 14 majat më të larta në botë

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri
13:53 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?