KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova shënon fitoren e parë, mposht bindshëm Andorrën
Sport

Kosova shënon fitoren e parë, mposht bindshëm Andorrën

Kosova News
Kosova News 22:54 -12/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës në futboll shkëlqen vonë. “Dardanët” arritën fitore të bukur sonte ndaj Andorrës, por erdhi vonë.

Kosova triumfoi në udhëtim 0:3 ndaj Andorrës, duke e shijuar vetëm fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024.

Nga një grup i kalueshëm u shndërrua në një grup të pamundur për Kosovën në pak ndeshje, ndërsa tani gjasat për kualifikim janë shuar pothuajse tërësisht.

Ishte minuta e 25-të kur Milot Rashica realizoi për ta kaluar Kosovën në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Me epërsinë minimale, dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve.

Ishte sërish Milot Rashica që shënoi një gol të lehtë për ta dyfishuar epërsinë e tanëve në minutën e 71-të.

E në të 83-tën, Altin Zeqiri realizoi golin e parë me fanellën dardane për ta vulosur një mbrëmje të bukur të ekipit kosovar.

Lajm i keq ishte lëndimi i sulmuesit Albion Rrahmani, i cili u largua me barelë nga fusha e lojës.

Kjo fitore e ngrit Kosovën në vendin e katërt në grup me shtatë pikë të grumbulluara, por shumë larg pozitës së dytë në tabelë.

Në anën tjetër, Andorra mbetet e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.

Gjithashtu lexoni:

Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Kosova News 12/10/2023 12/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?