KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova fiton ndaj Bullgarisë, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve
Sport

Kosova fiton ndaj Bullgarisë, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova News
Kosova News 15:31 -01/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore kundër Bullgarisë, në ndeshjen vendimtare në Grupin 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 5-1. Me këtë fitore, Dardanet e kanë siguruar kalimin në Ligën B të kësaj gare për edicionin e ardhshëm.

Që nga fillimi të përzgjedhurat e Anneli Andersen e kanë mbizotëruar lojën, duke atakuar në vazhdimësi portën bullgare, por ishin mysafiret që e zhbllokuan rezultatin, kur në minutën e 26-të Dimitra Ivanova, realizoi gol për 0-1.

Kosova në çdo moment kërkonte të rikthente lojën, derisa gjashtë minuta para se ekipet të shkonin në pushim, Donjetë Halilaj shënoi golin e barazimit për ta përmbyllur pjesën e parë 1-1.

Pjesën e dytë, Bullgaria e filloi me një zëvendësim, ndërsa Kosova me gol.

Epërsinë e Dardaneve e siguroi Valentina Metaj, në minutën e 58-të për 2-1. Pas këtij goli Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe me aksione të rrjedhshme e bëri fitoren bindëse.

Shifrat në 3-1 i çoi Modesta Uka në minutën e 71-të.

As pas kësaj epërsie Dardanet nuk u kënaqen dhe vazhduan të sulmojnë me intensitet drejt portës bullgare.

Si rrjedhojë erdhi edhe goli i katërt, në minutën e 84-të nga sulmuesja Erëleta Memeti. E njëjta futbolliste shënoi edhe golin e saj të dytë dhe të pestin për Kosovën, një minutë para se takimi të përmbyllej.

Përtej rezultatit 5-1, Kosova pati paraqitje spektakolare në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke dëshmuar se e meriton të jetë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve. 

Sot ndeshja Kosovë – Bullgari, Dardanet synojnë fitore

Gjithashtu lexoni:

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit

Carlo Ancelotti emërohet trajner i ri i Brazilit

Dëmtohen Vinicius dhe Lucas Vasquez

Kosova e bronztë në evropianin e karatesë

Konfirmohen dy emrat e parë që do të largohen në verë nga Interi

Kosova News 01/12/2023 01/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Liverpooli gjen zëvendësuesin e Alexander-Arnoldit
21:00 -12/05/2025
Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në
20:57 -12/05/2025
Abdixhiku: Pas 15 tentimeve të dështuara, zgjidhja qëndron në një Qeveri Nacionale të Tranzicionit
20:21 -12/05/2025
KFOR-i trajnon ushtarët amerikanë për ndërhyrje ajrore kundër zjarreve
19:57 -12/05/2025
E-Kosova vjen me dy shërbime të reja
19:44 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?