KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova e Shqipëria, së shpejti me marrëveshje të re bashkëpunimi në shëndetësi
Shëndetësi

Kosova e Shqipëria, së shpejti me marrëveshje të re bashkëpunimi në shëndetësi

Kosova News
Kosova News 19:26 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, dr. Dafina Gexha-Bunjaku, tha sot se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë duhet të rritet dhe se marrëveshjet që janë duke u përgatitur midis dy ministrive respektive do t’i shërbejnë këtë qëllimi.

“Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. MSh qëndron fort në bashkëpunim me qellim të përfarimit të dy republikave. Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin”, tha sot zëvendësministrja Gexha –Bunajku e cila bashkë me zëvendësministrin Arsim Berisha ishin nikoqir të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, znj. Ogerta Manastirliu, e cila qëndroi sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministrja Manastirliu tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt për Ministrinë e Shëndetësisë dhe sektorin shëndetësor kosovar në përgjithësi.

“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë” , deklaroi ajo.

Ministrja Manastirliu tha se bashkëpunimi dhe shërbimet shëndetësore midis dy shteteve duhet të rriten.  Përveç bashkëpunimit ndërkufitar në shëndetësi, ajo ka përmendur edhe shërbimet e fushës së kardiokirurgjisë.

“Shqipëria ka hapur qendrën e dytë kardiokirurgjike, për të pasur më shumë mbulim në këtë drejtim. Patjetër që e mundëson lëvizjen të kardiokirurgëve për të ardhur në Kosovë”, ka thënë ajo.

 “Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë”, ka deklaruar ajo.

Nga ana e saj, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka theksuar gatishmërinë e palës kosovare për të kontribuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme në shëndetësi dhe për të vijuar me shërbime shëndetësore për qytetarët e veriut të Shqipërisë në spitalet dhe institucionet shëndetësore të Kosovës./indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Mungesa e barnave, SHSKUK hap tender mbi 100 mijë euro

Spitali i Vushtrrisë pezullon dy mjekë të akuzuar për ryshfet

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Spitali i Mitrovicës, shërbime pa pritje për pacientët me kancer

Qeveria ndan 4.3 milionë euro për ShSKUK-në për furnizim me barna esenciale

TAGGED: bashkepunimi, marreveshjet, Shendetsi
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?