Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë ka njoftuar se ka marrë vendim për t’i pezulluar nga puna dy mjekë ndaj të cilëve ka ngritur aktakuzë Prokuroria Themelore në Mitrovicë nën dyshimin për ryshfet.
Spitali i Vushtrrisë ka bërë me dije se pezullimi është në fuqi deri në përfundim të procesit gjyqësor.
“Në lidhje me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj dy kirurgëve të këtij spitali, të dyshuar për marrje ryshfeti, Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë njofton se ka marrë menjëherë vendimin për pezullimin nga detyra i të dy mjekëve të përfshirë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Ky institucion shpreh përkrahje të plotë për punën e organeve të drejtësisë dhe konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe transparencës në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

