KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova e Hungaria të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit ekonomik
Ekonomi

Kosova e Hungaria të përkushtuara në rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Kosova News
Kosova News 22:46 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Budapest u mbajt sesioni i dytë i Komisionit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, i bashkëkryesuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Sztaray.


Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe vullneti për intensifikimin e tyre edhe më tutje, u potencuan gjatë fjalëve hyrëse të të dyja palëve.
Ndër tjera, Ministrja Hajdari theksoi prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për qeverisjen e mirë dhe zhvillimin ekonomik duke njoftuar delegacionin hungarez për treguesit ekonomik në rritje dhe të demokracisë e po ashtu për politikat dhe reformat strukturore për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, me rezultat në rritjen e besueshmërisë, duke e shndërruar Kosovën në destinacion serioz dhe stabil për të investuar.


Gjatë sesionit njëditor të ekspertëve të të dyja shteteve, u diskutuan fushat e propozuara për bashkëpunim ekonomik.


Ndërsa të nesërmen, Ministrja Rozeta Hajdari dhe Sekretari i Shtetit Peter Sztaray, nënshkruan Protokollin e Sesionit të dytë të Komisionit për bashkëpunim Ekonomik në këto fusha: Industri e prodhimit, bujqësi dhe industri e ushqimit, mbrojtje e mjedisit dhe menaxhim i ujërave, turizëm, edukim, hulumtim dhe zhvillim, shkencë dhe teknologji dhe Thesar.

- Reklamë -

Ndërkaq përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Pannonisë nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.


Po ashtu, Agjencia për Mbështetjen e Investimeve dhe Ndërmarrjeve në Kosovë ( KIESA) dhe Agjencia Hungareze e Promovimit të Eksportit (HEPA) organizuan një forum biznesi me pjesëmarrje të bizneseve kosovare dhe hungareze, i cili ofroi një mundësi të mirë njohjeje dhe rrjetëzimi për të zhvilluar marrëdhënie bashkëpunimi mes kompanive kosovare dhe atyre hungareze.


Në kuadër të këtij forumi, dy agjencitë nënshkruan edhe një memorandum bashkëpunimi.


Palët u pajtuan që sesioni i ardhshëm i Komisionit të përbashkët Kosovaro-Hungarez për bashkëpunim ekonomik të zhvillohet në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?