KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
Ekonomi

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Kosova News
Kosova News 15:42 -30/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka arritur një moment historik duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran. Fitch Ratings, agjenci globale e vlerësimit, i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-, duke treguar perspektivë të qëndrueshme dhe duke e pozicionuar vendin në mënyrë të favorshme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ceremoninë e organizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me USAID, përderisa u tha se ky vlerësim do të shërbejë si pasaportë e Kosovës në tërheqjen e investimeve të huaj.

Vlerësimi kreditor sovran është një matës kryesor i aftësisë kreditore të një vendi dhe kapacitetit për të përmbushur detyrimet financiare.

Deri më tani, Kosova ishte i vetmi vend evropian pa vlerësim kreditor sovran. Kjo mungesë ka kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale, ka penguar prurjet e investimeve të huaja dhe ka rritur koston e kapitalit.

Vlerësimi i marrë rishtazi sjell avantazhe të shumta, duke përfshirë uljen e kostos së huamarrjes, mundësitë e shtuara për tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e qasjes në tregjet globale të kapitalit, nxitjen në njohjen ndërkombëtare dhe reforma të përshpejtuara strukturore ekonomike.

Me këtë rast, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se ky vlerësim do të ketë ndikim pozitiv për vendin.

“ Nga Agjencia Fitch Ratings e cila i ka dhënë Kosovës vlerësimin 2B-. Ky vlerësim nënkupton se në perspektiven ndërkombëtare, Republika e Kosovës vendoset në hartën e shteteve si destinacion për investitorët e huaj.

Specifikisht metodologjia që përdorë agjencia për vlerësimin kreditor sovran merr për bazë tre vitet e fundit të performancës financiare të vendit, andaj si qeveri që nga fillimi, veçanërisht përmes Ministrisë së Financave, jemi përkujdesur që të ndërmarrim politika të qëndrueshme të cilat do të shërbenin si katalizator për rritjen ekonomike dhe pozicionimin e favorshëm makro-fiskal të vendit. Kjo shihet qartazi në vlerësimin e Fitch Ratings që është dhënë për republikën tonë“, tha ai, duke shtuar se agjencia vlerëson se faktorët kyç kanë qenë ulja e deficitit buxhetor, rritja ekonomike, politikat e besueshme fiskale, rritja e vazhdueshme e mbledhjes së tatimit dhe niveli i ulët i borxhit publik në raport me bruto produktin vendor.

“Agjensia ka theksuar se qeveria jonë është mirë e pozicionuar për të shërbyer në mandat të plotë, si dhe ka shtyrë përpara shumë reforma të rëndësishme sikurse luftimi i korrupsionit, përkundër sfidave të shumta. Ky vlerësim kreditor sovran që dokumenton fuqinë financiare të vendit tonë për të larë borxhin dhe për të rritë besueshmërinë te investitorët ndërkombëtar ”, tha

Drejtoresha e Misionit të USAID në Kosovë, Eileen Devitt tha se ky është vlerësimi i parë për Kosovën ndërkombëtarisht të vlefshëm.

“Ky raport tregon progresin ekonomikë që ka arritur Kosova që nga pandemia dhe i parasheh mundësitë e tjera për investime. Po ashtu, tregon se si transparenca mund të qoj në rezultate të prekshme financiare. Për disa vite Kosova ishte shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa vlerësim kreditor dhe i kufizojë mundësitë për investime dhe aftësinë e vendit për të nxitur rritjen ekonomike“, tha ajo.

Ngjarja është kulmi i përpjekjeve afatgjata nga institucionet kosovare në partneritet me USAID- in për të forcuar ekonominë dhe për të siguruar rritje të mëtejshme. Për të marrë vlerësimin e lëshuar më 19 prill 2024, USAID-i, përmes Aktivitetit Promovimi i Investimeve dhe Qasjes në Financa, ka hyrë në partneritet me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe ka bashkëpunuar gjerësisht me Fitch Ratings për të nisur dhe mbikëqyrur proceset përkatëse të vlerësimit.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 30/04/2024 30/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?