Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sonte (e enjte) në orën 20:00 jep shfaqjen ‘Kopshti i Hijeve’, The shadow garden, nga Sarah Hehir, me regji nga Nastazja Domaradzka, prodhim i Teatrit të Gjilanit.
“Shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës. Kopshti i hijeve ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative”, thuhet në njoftimin e TKK-së.