KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë
Siguri

Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë

Kosova News
Kosova News 08:47 -21/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Afro 6043 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Camaj ka thënë se procesi i konvertimit përfundon të premten dhe se qytetarët serbë kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që t’i ikin gjobave nga Policia.

Ai ka thënë se konvertimin mund ta bëjnë edhe qytetarët të cilët e kanë të konfiskuar patentë shoferin.

“Procedurat kanë shkuar mirë, rreth 6043 qytetarë serbë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ilegal në atë të Republikës së Kosovës dhe procesi përfundon edhe tri ditë. Procedurat kanë qenë të lehtësuara, veçse është dashur ta ketë patentë shoferin e strukturave ilegale dhe të ketë letërnjoftim të Republikës së Kosovës, më pastaj ka vazhduar procesi deri në pajisjen me atë të Republikës së Kosovës. Edhe ata qytetarë të cilët e kanë pasur të konfiskuar patentin e konfiskuar nga Policia, iu është mundësuar të shkojnë dhe të paraqiten në qendër dhe të aplikojnë për të Kosovës. Ne i kemi të gjitha veprimet që serbët në veri të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të pajisen me dokumente dhe me të gjitha të drejtat e tyre që u takon. Si Agjenci e Regjistrimit Civil i kemi ofruar të gjitha shërbimet nëpër komuna në një vend”, ka thënë Camaj.

Ndonëse e pranon se ka qenë sfidues ky proces, Camaj ka falënderuar kryetarët e komunave për ndihmën e dhënë.

“Po ka qenë një sfidë por ka qenë një bashkëpunim i mirë me kryetarë të komunave dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet tani ofrohen në atë pjesë dhe janë shërbime të shpejta dhe shumë cilësore”, u shpreh Camaj.

Gjithashtu lexoni:

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Kosova News 21/08/2024 21/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?