KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontrata e vitit 2011, përballje në gjykatë për rreth 1.5 milion euro mes RTK-së dhe përfaqësuesit të emisionit “Kush do bëhet milioner”
Lajme

Kontrata e vitit 2011, përballje në gjykatë për rreth 1.5 milion euro mes RTK-së dhe përfaqësuesit të emisionit “Kush do bëhet milioner”

Kosova News
Kosova News 15:43 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Komerciale ka refuzuar propozimin e përfaqësuesit të palës së paditur RTK-së, avokat Diamant Zekaj që në seancë gjyqësore të transmetohen në mënyrë vizuele emisionet e pa emetuara në rastin ku Enis Ujkani pronar i “Grand Media” po kërkon 1 milion e 463 mijë e 117 euro nga e njëjta, për mospërmbushje të kontratës lidhur me emetimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”.

Lidhur me këtë propozim përfaqësuesi i autorizuar i paditësit Ujkani, avokati Korab Rexhepi tha se analizimi i këtyre provave lidhur me pretendimin se gjoja disa nga këto emisione janë emetuar është i panevojshëm pasi qe humbjet nga kontrata janë të qarta në bazë të ekspertizës dhe super ekspertizës së nxjerrë,

Andaj një propozim i tillë u refuzua nga Gjykata Komerciale në seancën e mbajtur të enjten në Departamentin Ekonomik të kësaj gjykate.

Në fillim të seancës, u refuzua po ashtu edhe propozimi i RTK-së që seanca e sotme të incizohet me kamerë pasi që nuk kishte kushte për incizimin e të njëjtës sepse e njëjta është mbajtur në zyrë e jo në sallë.

Gjykatësi i çështjes Hasan Kryeziu deklaroi se është duke u respektuar parimi i publicitetit pasi që seanca është publike dhe është duke u monitoruar, mirëpo nuk ka kushte për incizimin e të njëjtës.

Pas kësaj gjykata konstatoi se pala paditëse ka përmbushur obligimin nga seanca e kaluar që të i dorëzojë provën e kërkuar të 24 emisioneve gjykatës dhe palës së paditur.

Lidhur me këtë përfaqësuesi i RTK-së avokat Zekaj deklaroi se provat e pranuara nga ana e paditësit janë shikuar dhe analizuar nga ekipi i të paditurës.

Zekaj tha se emisionet e pretenduara si të paemetuara i kanë kontestuar qysh në fillim dhe i kontestojnë edhe sot në këtë seancë dhe atë për shkak se gjatë analizimit të këtyre provave është gjetur se disa nga këto emisione janë emetuar për publikun.

Në këtë seance gjyqësore përfaqësuesi i RTK-së i dorëzoi në kopje të mjaftueshme provat e nxjerra në formatin “USB” si dhe në kopje fizike një pjesë të këtyre emisioneve ku tha se vërehet që emisionet e pretenduara që nuk janë emetuar, në të vërtetë janë ngarkuar nga RTK.

“…Çka është më çudi,  duhet të ceket se paditësi në precizimin e tij të padisë të datës 31 mars 2016 e cekë se emisionet janë ndërpre së emetuari në vitin 2013, ndërsa videot apo emisionet që janë siguruar shihet se të njëjtat janë transmetuar në datë 29 shkurt 2012, pra që i bie para datës kontestuese nga ana  e paditësit”, tha avokati Zekaj.

Andaj, sipas tij, paditësi është munduar të vë në lajthitje gjykatën e kjo vërehet edhe nga plotësimi i super ekspertizës që është bërë në mënyre joprofesionale duke mos i analizuar provat dhe duke mos i bashkëngjitur provat në të cilat e bazojnë super ekspertizën.

Ndërkaq përfaqësuesi i autorizuar i paditësit Ujkani, avokati Korab Rexhepi theksoi se edhe sikur mos të ekzistonte prova e 24 emisioneve të përgatitura, në rastin konkret kemi të bëjmë me një kontrate valide në fuqi prej datës 14 shkurt 2011 deri me 13 shkurt 2016 periudhë kjo e vërtetuar në bazë të kontratës si dhe super ekspertizës të porositur nga vetë pala e paditur.

Pas këtyre deklarimeve gjykata ka vazhduar me administrimin e provave, raporton Betimi për Drejtësi.

Tutje gjykatësi Hasani ka konstatuar procedura e administrimit të provave lidhur me këtë çështje juridike ka përfunduar ndërsa ka pyetur palët nëse kanë vërejtje lidhur me të.

Përfaqësuesi i RTK-së avokat Zekaj deklaroi se kanë vërejtje te përgjithshme sa i përket provave mirëpo lidhur me këto vërejtje të njëjtat do t’i specifikojnë në fjalën përfundimtare .

Tutje, palët ndërgjyqëse bashkërisht i propozuan gjykatës që fjalët e tyre përfundimtare ti paraqesin me shkrim në një afat të arsyeshëm kohor.

Andaj meqë palët ndërgjyqëse u pajtuan që fjalën përfundimtare ta paraqesin në forme të shkruar, gjykata i obligoi të njëjtit që në kopje të mjaftueshme në afat prej 15 ditësh ta dorëzojnë të njëjtën.

Gjykatësi Kryeziu konstatoi se shqyrtimi gjyqësor lidhur me këtë çështje përfundoi ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës palët do njoftohen me shkrim brenda afatit të paraparë ligjor.

Në seancën e kaluar (29 maj), ishte dëgjuar ekspertja Gresa Shabani, lidhur me super-ekspertizën financiare, e cila konstatoi se nuk u emetuan 24 emisione të regjistruara.

Ndryshe, sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të 3 shkurtit 2020, është aprovuar si e themeltë ankesa e të paditurës Radio Televizioni i Kosovës dhe është prishur aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe çështja është kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht si të bazuar kërkesëpadinë e paditëses dhe ka detyruar të paditurën Radio Televizionin e Kosovës, që paditëses “Grand Media” t’ia paguajë shumën prej 482 mijë e 813 e 54 euro në emër të borxhit për periudhën kohore prej 1 maj 2012 deri më 31 dhjetor 2012 për shkak të emetimit-transmetimit të emisioneve sipas kontratës së 14 shkurtit 2011.

Kurse, në emër të dëmshpërblimit shumën prej 1 milion e 344 mijë e 65 euro, gjithsej në total shumën prej 1 milion e 826 mijë  e 878 euro e 54 centë.

Kundër këtij aktgjykimi, e paditura ka paraqitur ankesë dhe pala paditëse ka dhënë përgjigje në ankesë, duke propozuar që Gjykata e Apelit të refuzojë në tërësi si të pabazuar ankesën e të paditurës dhe ta vërtetojë aktgjykimin e atakuar.

Mirëpo, Gjykata e Apelit ka gjetur se ankesa e të paditurës është e themeltë për arsye se aktgjykimi i atakuar ka të meta për shkak të së cilave nuk mund të vlerësohet ligjshmëria e aktgjykimit sepse dispozitivi i tij është i pakuptueshëm dhe kontradiktor me vetveten, andaj lënda është kthyer në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë.

Ndryshe, sipas padisë së 28 majit 2014 “Grand Media” me pronar Enis Ujkanin, ka paditur Radio Televizionin e Kosovës për mospërmbushje të kontratës, të cilën e kishin lidhur më 15 mars 2011 për emetimin e emisionit “Kush do të bëhet milioner”, i cili është transmetuar rregullisht dhe ekskluzivisht vetëm në RTK.

Sipas padisë, e paditura ishte e detyruar që për shërbimet e ofruara të auditimit ta paguante shumën prej 1 milion e 463 mijë e 117 euro, e paraparë të paguhet me disa këste. Paditësi thuhet se e ka përmbushur në tërësi kontratën, mirëpo për shkak se e paditura nuk është duke iu përmbajtur kontratës së nënshkruar vazhdimisht, kanë kërkuar që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet eventuale lidhur me realizimin apo mosrealizimin e kësaj kontrate.

Në padi, theksohet se kontrata e lartcekur është valide dhe ende në fuqi dhe se borxhi kontestues rrjedh prej faturave të cilat janë edhe prova të bashkëngjitura në kontratë.

Mbi këtë bazë, paditësi po kërkon nga gjykata që ta detyrojë të paditurën që t’ia paguajë paditësit shumën prej 1 milion e 463 mijë e 117 euro, me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë deri në pagesën definitive, e gjithashtu t’ia paguajë shpenzimet e procedurës.

Gjithashtu lexoni:

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?