KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca takon delegacionin e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Rreziku i Kosovës vjen nga Serbia
Politikë

Konjufca takon delegacionin e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Rreziku i Kosovës vjen nga Serbia

Kosova News
Kosova News 14:19 -01/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim delegacionin e pjesëmarrësve në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM), që udhëhiqej nga drejtori i Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, gjenerali Ylli Pulaj.

Duke i falënderuar për vizitën e tyre, kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për mundësitë që jep zhvillimi i këtij kursi, që është më i larti në hierarkinë e arsimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në edukimin dhe kualifikimin e personelit ushtarak dhe civil, si një kontribut në rritjen e kapaciteteve të brendshme, në mbrojtjen dhe sigurinë tonë të përbashkët.

Njëkohësisht, kryetari Konjufca e cilësoi këtë kurs përbrenda gamës së thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, por edhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve përgjatë rrugës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kryetari Konjufca e përgëzoi gjeneralin Pulaj dhe të pranishmit e tjerë për punën e tyre të deritanishme në këtë angazhim të interesit të përbashkët, duke u shprehur se vazhdimi në këta hapa nxit profesionalizimin, bashkëpunimin dhe përafrimin gjithnjë e më të madh në fusha aq të rëndësishme si ajo e mbrojtjes dhe sigurisë, që merr vlerë edhe më të madhe duke konsideruar kërcënimet që i sjell rajonit dhe sigurisë evropiane në përgjithësi pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Ai theksoi edhe një herë rrezikun që Kosovës dhe rajonit i vjen nga Serbia, si i vetmi shtet që ka bashkëpunim intensiv politik dhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën, gjë që bie ndesh me rrugën evropiane dhe demokratizuese të rajonit.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 01/04/2025 01/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?