KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
glauk konjufca2
Home » Konjufca: Serbia, shumë armiqësore ndaj Kosovës, nuk ka ndryshuar drejtim politik prej kohës së Millosheviqit
Politikë

Konjufca: Serbia, shumë armiqësore ndaj Kosovës, nuk ka ndryshuar drejtim politik prej kohës së Millosheviqit

Kosova News
Kosova News 14:05 -20/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Gluk Konjufca, ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që në fund të këtij viti të mos kenë regjim vizash me Evropën. Këtë deklaratë kryekuvendari e bëri pas takimit me homologen e tij nga Shqipëria, Lindita Nikolla, me të cilën kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Ai tha se Shqipëria dhe Kosova pavarësisht se janë dy shtete, kanë një interes të përbashkët. Ai theksoi ndër të tjera se Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës.

“Kontributi e ndihma juaj janë me të vërtetë për t’u vlerësuar dhe çmuar, meqenëse në çdo rast që ju jepet juve, edhe në takime të niveleve të rëndësishme ndërkombëtare e ngrini vazhdimisht çështjen e Kosovës, e mbroni atë që është interes edhe i popullit tonë duke i qëndruar gjithmonë afër popullit të Kosovës dhe interesave tona. Edhe sa i përket domosdoshmërisë së njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, edhe sa i përket të gjithave iniciativave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në institucione të rëndësishme ndërkombëtare e evropiane. Vërtetë jo vetëm Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, por të gjitha institucionet pa dallim të shtetit shqiptar i kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës sepse ne jemi dy shtete, ne jemi dy vende, por po aq saktë e dimë që jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë e përfaqësues shtetërore të Republikës së Kosovës, por edhe ata të Republikës së Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare, pra duke i artikuluar vazhdimisht dhe duke i mbrojtur ty ku është nevoja interesat tona të përbashkëta të kombit shqiptar”.

“Republika e Kosovës e ka një proces të vështirë përpara që është relacioni me shtetin serb. Serbia e Aleksandër Vuçiq mund të themi që nuk ka ndryshuar drejtim politik, por vetëm i ka ndryshuar mjetet prej kohës së Millosheviqit. Serbia duhet ta dijë çdo shqiptar që është shumë armiqësore ndaj Republikës së Kosovës dhe këtë nuk e kemi zgjedhur ne. Këtë e ka zgjedhur elita udhëheqëse politike shtetërore serbe e cila e mohon pavarësinë e Kosovës, e cila e lufton pavarësinë e Kosovës me çdo mjet që ka në dorë, dhe në këto muaj ku po bëheshin përpjekje nga qeveria jonë për realizimin e marrëveshjes  së letërnjoftimeve dhe të targave e patë si presidenti i Serbisë Vuçiq nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Evropë përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosura të kontrolluara prej Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 20/09/2022 20/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?