KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca për planin evropian: Sjell njohje të fuqishme de-facto! Asociacioni, asgjë më shumë se çfarë ka thënë Kushtetuesja
Politikë

Konjufca për planin evropian: Sjell njohje të fuqishme de-facto! Asociacioni, asgjë më shumë se çfarë ka thënë Kushtetuesja

KosovaNewss
KosovaNewss 21:24 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se plani evropian, të cilin e ka pranuar Kosova, nuk e sjellë njohjen de-jure nga Serbia, por sjellë njohje të fuqishme de-facto.

Kjo sipas tij, nuk është njohje klasike si njihen zyrtarisht dy shtete, por është njohje në mënyrë indirekte.

Ky plan sipas Konjufcës, bën që Serbia t’ia njoh Kosovës, letërnjoftimet, ta trajtojë si të barabartë dhe të mos ndërhyjë në arenën ndërkombëtare si dhe në punët e brendshme.

“Plani evropian është njohje e fuqishme de-facto e kam thënë në fillim që nuk është de-jure. E dimë praktikën si njihen shtetet, me procedura juridike të plota, ndërtohet njohja verbale është në vullnetin e shteteve a duan të hapin ambasada, kjo nuk është njohje de jure por e ka formën e njohjes de-facto”.

“Çka është njohja de facto, është kur një shtet tjetër pajtohet që ti ekziston si shtet i pavarur, që merr zotimet të mos përzihet në punët e brendshme, të mos përzihet në arenën ndërkombëtarë, t’i njoh krejt cka prodhon ti, dokumentet, targat gjithçka që prodhon Kosova me logo të Kosovës, pa kurrfarë fusnote të barabartë si shtete”, ka thënë ai.

Konjufca, tha se nuk pret që Serbia ta nënshkruajë marrëveshjen as në takimin e 18 marsit që pritet të mbahet në Ohër.

I pyetur rreth Asociacionit, ai ka thënë se i njëjti nuk duhet të themelohet para marrëveshjes. Megjithatë, Konjufca deklaroi se do të ishte ecje e madhe përpara, nëse Kosova e merr një njohje de facto nga Serbia.

“Kosova përmes një premtimi dhe instruksioni të Gjykatës Kushtetuese, po don me nxjerr njohjen de facto, qekaq e thjesht matematikisht, mendoj se të kishte qenë ky pozicionim i Kosovës. Pra kurgjo duke mos dhënë më shumë se Gjykata Kushtetuese që na ka thënë, na me mujtë me kap njohjen de facto prej Serbisë, që do të ishte shumë ecje e madhe përpara. Por unë nuk mendoj se do të ndodhë kjo, sepse Serbia nuk do ta pranojë këtë.” – deklaroi Konjufca në ATV.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

KosovaNewss 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?