Sot në hapësirat e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufaca, ka shkruar në librin e zisë për Mbretëreshën Elizabeth II, raporton KosovaNews.
Duke shprehur ngushëllime për kombin britanik dhe vendeve të Komonuelthit dhe mbarë botës, Konjufca ka deklaruar se Mbretëresha Elizabeth II e udhëhoqi lavdishëm kombin britanik drejt prosperitetit dhe paqes. Por në mendimet dhe lutjet e saj ishte gjithashtu edhe Kosova.
“Ajo do të përkujtohet dhe nderohet përgjithmonë! U prehsh në paqe, Madhëria juaj!”, shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook.