Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jetë të Lartmadhërisë së saj – Elizabetës së Dytë, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Konjufca tha se mbretëresha tashmë e ndjerë ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës.
“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së saj – Elizabetës së Dytë, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Ajo ia kushtoi tërë jetën e saj shërbimit publik me integritet dhe udhëheqje për shtatë dekada me radhë me radhë”, ka thënë ai.
Kryekuvendari tha se përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që Mbretëresha Elizabetë II la në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë.
“Vlerat për të cilat ajo u angazhua ishin ndër vlerat më të larta njerëzore: dinjiteti, uniteti, respekti, puna e palodhshme dhe dhembshuria. Ajo ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kujtesë e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik”, ka thënë Konjufca.
Kojufca tha se i dërgon ngushëllimet më të përzemërta djalit të saj, Mbretit Çarlsit të Tretë, Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë Komonuelthit.
“Faleminderit Mbretëreshë dhe u presh në paqen e Perëndisë”, përfundon letrën ngushëlluese kryekuvendari i Kosovës.


