KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Figurat kryesore të UÇK-së po gjykohen padrejtësisht në Hagë
Politikë

Konjufca: Figurat kryesore të UÇK-së po gjykohen padrejtësisht në Hagë

Kosova News
Kosova News 14:33 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca udhëton sot drejt Hagës ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Para nisjes, ai i ka thënë se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje këto procese.

Glauk Konjufca po bëhet zyrtari i parë i lartë i shtetit që do të takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë, përfshirë dy figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Ai për ka konfirmuar udhëtimin në Hagë dhe takimin me ata që ai i ka quajtur figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij, po gjykohen padrejtësisht.

Konjufca ka kritikuar mbajtjen e tyre në paraburgim për gati dy vjet derisa procesi gjyqësor nuk po fillon.

“Po bëhen gati dy vite prej kur ata janë marrë, faktikisht janë bërë dy vite prej kur ka dalë aktakuza sepse në qershor të vitit 2020 e pamë aktakuzën për herë të parë, e deri tash ende nuk ka filluar procesi gjyqësor. Në terma të gjykatave dhe proceseve ku kemi të bëjmë me të pandehurit, kjo mund të quhet lirisht njëfarë tendence e izolimit të personave, pra izolim që ata të mos mund të jenë me familjet e tyre, që të mos mund të jenë në vendin e tyre dhe të jenë të shkëputur prej aktivitetit të tyre publik që e kanë pasur faktikisht. Kjo është për mendimin tim shumë shqetësuese, edhe institucionet tona për këtë arsye janë të brengosura me çka po ndodh atje”, ka thënë Konjufca.

Me vizitën e tij në Hagë, Konjufca po synon të tregojë që institucionet e Kosovës janë afër këtij procesi.

“Qëllimi i kësaj vizite është po ashtu të tregojmë që institucionet tona janë afër këtij procesi, po e përcjellin me vëmendje, po ashtu kemi kritikat tona se si po funksionon kjo gjykatë, ka shumë defekte të cilat i kanë identifikuar të gjithë, pra ajo e drejta bazike që për mendimin tim po shkelet në procesin e tyre, është një drejtë e cila garantohet edhe me konventën evropiane të të drejtave të njeriut, ajo është edhe në Kushtetutë të Kosovës, e sipas kësaj konvente e cila është më e rëndësishme për vet Bashkimin Evropian, dhe për këtë familje të madhe demokratike të vlerave, është e drejta e individit që kur është brenda një procesi gjyqësor ta konsumojë këtë kohë brenda një afati sa më të arsyeshëm të mundshëm, këtë nuk po e shohim në Gjykatën Speciale”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Konjufca është pyetur nëse krejt këto kritika do t’i adresojë edhe para institucionit të Dhomave të Specializuara por ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizitë nuk do të ketë takime të tjera përveç me krerët e UÇK-së.

“Jo kësaj radhe do t’i takoj vetëm të gjithë ata pjesëtarë të rëndësishëm të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht atje. Të gjithë do t’i takoj”, ka përfunduar Konjufca.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës kishte zhvilluar vizitë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu por atë nuk kishin pranuar ta takojnë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 dhe procesi gjyqësor ndaj tyre ende nuk ka filluar.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për krime lufte ndërsa në deklarimet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Gjithashtu lexoni:

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje

Kurti falënderon ambasadorin turk në takimin lamtumirës: Turqia, partnere dhe aleate e rëndësishme e Kosovës

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia

Tre shtetas të Kosovës humbin jetën afër Bllacës

TAGGED: Glauk Konjufca, Hagë
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik
15:12 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?